Albi Nako dhe Arta Kabashi ishin dy banorët që mbrëmjen e djeshme u eleminuan nga “Big Brother VIP”, duke hequr dorë kështu nga çmimi i madh.
Në spektaklin e një natë më parë, Albi u eliminua pasi ndodhej në nominim me të gjithë djemtë e tjerë të shtëpisë. Ndërsa Arta u eliminua pas një televotimi, ku të gjithë banorët ishin të nominuar.
Por edhe pse ikën dy banorë, tre të tjerë u futën në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata janë Sara Karaj, Julia Iliriani dhe Silvi Forte.
Të pyetur se kush u pëlqen deri tani brenda shtëpisë, Julia tha Roza, por ka një mospëlqim të fortë për ata që shajnë dhe bullizojnë. Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi u shpreh Erjola.
/a.r