Më herët u bë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore ndaj Aldi Ramës përfundoi dhe sipas të dhënave mësohet se ajo ka zgjatur prej gati dy orësh.
Procedurat për plotësimin e formularit ku mjekësia ligjore do të dalë në përfundim zyrtar janë duke vijuar.
Ndërkohë, në morgun e Tiranës vijon të jetë trupi i pajetë i të riut, burime për gazetën Shqip thanë se pranë tij nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve për ta tërhequr.
/b.h