• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas divorcit më ngacmonin, por nuk pranova të shes trupin, mblidhja kanaçe…”

by A R
17/02/2021 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan është bërë Drita Maxhari, 41 vjeçe që jeton në Pogradec dhe është nënë e tetë fëmijëve. Kur ishte 18 vjeçe, u martua për herë të parë, me mblesëri. Kjo martesë zgjati 10 vite. Kishin probleme të vazhdueshme, grindje, sherre. Ish-bashkëshorti nuk pranonte të punonte, ishte dembel, konsumonte alkool dhe shpesh dhe e dhunonte Dritën. Nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë, të cilët sot janë përkatësisht të moshave: 18, 16, dhe 12 vjeç. Drita është divorcuar prej tij para 12 vitesh, me vendim gjykate.

Gjithë këto vite, ish-bashkëshorti nuk ka shfaqur aspak interes për fëmijët e tij, madje as nuk i takon dhe nëse i sheh rastësisht në rrugë, nuk i flet fare dhe nuk ka mbajtur as përgjegjësinë ligjore që i takon.

Një vit pas ndarjes, Drita u martua  për herë të dytë, sërish me mblesëri me bashkëshortin që jeton edhe aktualisht. Bashkë kanë sjellë në jetë 5 fëmijë të tjerë, dy binjake secila nga 10 vjeçe, dhe tre fëmijë të tjerë, 6, 4 dhe i vogli 1 vit e gjysmë. Të gjithë fëmijët janë në shkollë. Drita nuk punon, sepse kujdeset për fëmijët.

Bashkëshorti punonte roje, deri para pak kohësh, punë më të vështira nuk bën dot se është i sëmurë me zemër. Drita kur mundet, pastron ndonjë shtëpi ose lan tapete. Jetojnë me qira dhe gjendja e tyre ekonomike nuk është e kënaqshme dhe as e qëndrueshme.

Drita kërkon pensionin e munguar të fëmijëve, që i takon ligjërisht, për të cilin i është drejtuar dhe Gjykatës, ka çuar dokumentet dhe tek Përmbarimi, por sipas Dritës ka 1 vit e gjysmë që e sjellin vërdallë dhe nuk i japin zgjidhje.

Drita ka treguar pavarësisht vuajtjeve që ka hequr dhe me 3 fëmijë në rrugë pas divorcit nga ish-bashkëshorti nuk u tundua të hynte në një rrugë të keqe, zgjodhi që të jetojë e qetë me fëmiëjt e saj dhe të mblidhte kanaçe gjatë natës.

Mirela Milori: Sa e lehtë është të mos shkosh në rrugë të gabuar kur ke 3 fëmijë në mes të rrugës?

Drita Maxhari: E lehtë nuk është sepse pas divorcit kisha shumë ngacmime.

Mirela Milori: Vinin njerëz që të ofronin të hyje në atë rrugë?

Drita Maxhari: Po, por nuk u dorëzova asnjëherë, thoja jo mirë jam me jetën që bëj. Nuk më intereson, pse t ashes trupin unë, për çfarë, nuk i dua ato lekë të tilla. Më mirë të dal të mbledh kanaçe tërë natën e trupin nuk e shes. 

/a.r

Next Post
Ilir Meta jep alarmin: Covid po bën kërdinë, Rama s’ka asnjë plan për vaksinimin e shqiptarëve

Çështja e detit, ankohet Meta: Rama e dërgoi në Hagë pa u konsultuar me mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In