• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas disfatës së LSI-së, reagon nënkryetarja Mehmetaj: Mbi 30 vite, po pihet gjaku i shqiptarëve nga ‘xhaketet e vjetra’

by
30/04/2021 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nenkryetarja e LSI Kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj reagon për herë të parë pas disfatës së LSI-së në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mehmetaj, e cila mund të jetë një nga 4 deputetët e LSI në parlamentin e ardhshëm, nëse Kryemadhi zgjedh të mbajë mandatin në Tiranë, duket se ka vendosur të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve.
Mehmetaj përdor termin e përmendur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha “masakër zgjedhore” për të thënë se “Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet”. Njeheresh nenkryetarja e LSI eshte shprehur kunder xhaketave te vjetra qe sipas saj kane mbi 30 vite qe u pine gjakun shqiptareve, nje mesazh per klasene vjeter politike.
Dhe nder xhaketat e vjetra qe kane 30 vite ne politike dhe ne pushtet jane as me pak dhe as me shume por presidenti aktual dhe kryetari real i LSI Ilir Meta dhe aleati i tij, ish kryeministri dhe lideri historik i PD.
Postimi:
Falenderime e reflektim!
Si drejtuese politike e qarkut të Fierit falenderoj me zemër, një e nga një, të gjithë votuesit e LSI në këtë qark, ata 12312 qytetarë vota e të cilëve u lexua drejt por edhe ata mijëra të tjerë, vota e të cilëve doli e pavlefshme si rrjedhojë e mungesës së informacionit. Falenderoj strukturat e LSI në të gjithë bashkitë e qarkut, në çdo rajon e komunë. Edhe pse nën presion e kërcënim ju ja dolët 🙏🏻 Falenderoj ekipin e kandidatëve për deputetë, ekipin e të rinjve e të rejave, grave e burrave, të cilët me fushatën e tyre model u përpoqën të tregojnë se politika nuk duhet bërë me banda e me para, por me ide e alternativë.
Falenderoj çdo familje që na ka hapur derën, nga Divjaka e deri në Mallakastër. Edhe pse disa prej jush u kërcënuan apo u blenë, unë sërish ju jam mirënjohëse e nga çdo pozicion që do kem në të ardhmen do të luftoj për hallet e problemet që më keni treguar.
Kjo nuk qe një fushatë e thjeshtë! Ditë pas dite ne u përballëm me institucione që përdoreshin si pronë private nga banda në pushtet; U përballëm me banditë; U përballëm me blerjen e votës; U përballëm me kërcënime e presione. Megjithatë në asnjë moment nuk u ndalëm e nuk do të ndalemi as në vazhdim.
Ne kemi marrë përsipër një detyrë, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve, e derisa ta realizojmë detyrën tonë puna vazhdon 🙏🏻
Jam e keqardhur kur shoh se si masakra zgjedhore i dha sërish mandat deputeti disa banditëve apo disa xhaketave të vjetra që për më shumë se 30 vite vazhdojnë tu pijnë gjakun Shqiptarëve, ama nga ana tjetër jam e lumtur që përgjatë këtyre viteve gjeta plot shokë e shoqe të gatshëm për të luftuar për të ardhmen e vendit të tyre!
Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet! Beteja jonë vazhdon…
Next Post

Lulin e duan te gjithë, përveç demokratëve

Comments 1

  1. Fakir Fukarai says:
    5 years ago

    E ka me xhaketën e vjetër, Petrit Vasili.
    Ai i ka zënë rrugën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In