Një shtetase edhe pse e divorcuar nga burri i saj prej 5 vitesh për shkak të dhunës që ai ushtronte mbi të, nuk ka mundur ende që të shpëtojë nga ai.
Ish bashkëshorti Xhevdet N., 54 vjeçar, u dënua me 5 muaj heqje lirie pak ditë më parë, pasi ai nuk e linte të qetë ish gruan, teksa e përndiqte nëpër rrugët e kryeqytetit.
Madje një ditë, e ka ndaluar ish gruan teksa ajo ishte me partnerin e saj, duke i thënë këtij të fundit “pse rri me këtë k..rvë” e më pas duke e goditur me grusht.
Kjo ngjajre ka ndodhur pas mbarimit të urdhërit të mbrojtjes që gjykata i ka dhënë ish gruas. Me përfundimit e urdhërit të ndalimit, 54 vjeçari nuk ka reshtur në përndjekjen e tij.
Në këto kushte, shtetasja me inicialet D.O e ka paditur atë në policinë e Tiranës… sërish.