Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i ri i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo është paraqitur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Bendo është prezantuar sot para deputetëve të maxhorancës, me funksionin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH dhe ka prezantuar në një mbledhje me dyer të mbyllura projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.
Helidon Bendo u propozua rreth një vite më parë nga Kryeministri Rama, për të zëvendësuar, Visho Ajazi Likën, por emri i tij ka qëndruar në ‘sirtarin’ e Ilir Metës për rreth një vit.
Vetëm sot në mëngjes, kreu i shtetit ka vendosur ti hapë Bendos funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të SHISH, duke i firmosur dekretin. Deri më sot, Bendo ka qenë zv.drejtor i Përgjithshëm i SHISH-it.
a.ç