Detaje te reja dalin nga ngjarja e rende qe ndodhi kete mengjes ne bashkine e Lushnjes, ku shperthimi i nje lende plasese, qe iu vu hodh ne zyre, la te plagosur kryetarin e bashkise, Fatos Tushe.
Ish-shoferi i tij, Gezim Saraci, e ka ndjekur nga pas dhe sapo kryebashkiaku ka hyre ne ambientet e zyres se tij, ai i ka hedhur brenda lenden plasese.
Nga shperthimi qe ka qene i forte ka mbetur i lenduar kryetari Tushe dhe sekretarja e tij qe ka qene aty prane.
Autori eshte shpallur ne kerkim policor dhe ne zone jane ngrotur postblloqe per kapjen e tij.
Nderkohe qe dy te lenduarit jane derguar ne spital dhe ndodhet per fat te mire jashte rrezikut per jeten.
Dyshohet se mes ish shoferit dhe kreut te bashkise, Tushe, ka pasur nje debat, por nuk ka ende detaje lidhur me konfliktin qe kane pasur mes tyre.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Në drejtim të Lushnjes janë nisur drejtori i Policisë së së Shtetit Ardi Velia dhe kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe kryeprokurori Olsian Çela.
g.kosovari











