• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas çlirimit të Mosulit, Komisioneri i Sigurisë në BE i trembet kthimit të xhihadistëve në Evropë

by A R
18/10/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian duhet të përgatitet për kthimin e xhihadistëve, nëse Shteti Islamik dëbohet nga qyteti irakian i Mosulit, fortesa e tyre kryesore në Irak. Paralajmërimi vjen nga Komisioneri i BE-së për Sigurinë, Julian King, i cili duket se nuk është aq entuziast për çlirimin e Mosulit.

King deklaroi për gazetën gjermane “Die Welt” se, edhe një numër i vogël xhihadistësh do të paraqiste një rrezik serioz për sigurinë, prandaj blloku duhet të parapërgatitet.

Forcat irakiane nisën të hënën atë që pritet të jetë ofensiva më e gjatë kundër xhihadistëve, 5.000 prej të cilëve besohet të gjenden brenda qytetit të rrethuar nga trupat qeveritare, të cilët në jug janë rreth 40 km larg qytetit, ndërsa luftëtarët kurdë gjenden 30 km në lindje të tij. Agjencitë e ndihmave, ndërkohë, duket se po përgatiten për atë që thuhet se do të jetë kriza më e rëndë humanitare e krijuar nga dora e njeriut gjatë kohëve të fundit.

Julian King, një diplomat britanik që së fundmi është emëruar si Komisioner Sigurie i BE-së, tha se kërcënimi i kthimit të luftëtarëve të Shtetit Islamik në Europë pas rënies së Mosulit është shumë serioz. Sipas tij, në zonat e luftës përreth Mosulit të jenë afërsisht 2.500 luftëtarë nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjithsesi, ai theksoi se nuk pritet një eksod masiv xhihadistësh drejt Europës, pasi rastet e ngjashme në të kaluarën kanë treguar se vetëm një numër i vogël prej tyre janë kthyer. Megjithatë, duke konsideruar numrin e madh të atyre që gjenden në Mosul, BE-ja nuk mund të rrijë duarkryq shkruan tch.

“Nuk dua të nënvlerësoj rrezikun, pasi edhe një numër i vogël xhihadistësh që mund të kthehen në Europë përbën një kërcënim serioz”, deklaroi King për “Die Welt”. Të hëhën, forcat irakiane dhe aleatët e tyre nisën ofensivën për të rimarrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh në Irak, i cili prej qershorit të vitit 2014 është në duart e Shtetit Islamik./a.m.

Next Post
Një tjetër efekt i BREXIT/ Qindra avokatë e bankierë “ja mbathin” nga Londra

Një tjetër efekt i BREXIT/ Qindra avokatë e bankierë “ja mbathin” nga Londra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

February 23, 2026
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In