• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pas bukës vjen rradha e tregut të karburanteve, dyfishohet çmimi i gazit?!

by Java News
02/10/2021 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rritjen e ushqimeve të shportës, bukës dhe të naftës, ka kapërcyer edhe çmimi i gazit. Nga një vëzhgim që Report Tv bëri në disa pika karburantesh, nga 50-60 lekë, gazi arrin deri në 90 lekë për litër.

TIRANË– Çmimi i karburanteve në treg po rritet cdo ditë me 15 deri në 25 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimet pësuan rënie për shkak të mungesës së konsumit. Edhe pse vëmendja kryesisht përqendrohet tek çmimi i naftës dhe i benzinës, shtrenjtim të ndjeshëm ka pësuar edhe gazi.

Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

Nga një vëzhgim i kryer nga Report TV, në disa pika karburanti në kryeqytet vihet re se çmimet luhaten nga njëra pikë në tjetrën. Ka karburante që çmimi i gazit është 65 lekë dhe ka të tjetra që një litër është 89 lekë. Ndërkohë në muajin korrik kur ndodhi edhe shtrenjtimi i naftës gazi luhatej mes çmimit 60-72 lekë.

Gazi përdoret gjerësisht nga qytetarët shqiptar si një mënyrë për të kursyer, madje ka qytetarët që për këtë arsye ndërronin impiantin e makinës duke e bërë benzinë/gaz.

Nga ana tjetër nuk ndalet rritja e naftës dhe e benzinës. Në 15 korrik në disa pika karburanti 1 litër naftë ju shit shoferëve me 170-175 lekë, nga 155-160 lekë që ishte në vitin e kaluar. Ndërsa tani nafta luhatet në shumicën e karburanteve është 177 lekë, kurse benzina arrin deri 180 lekë.

Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu rritja e kërkesës për konsum ka rritur edhe çmimin për shkak të ofertës së ulët në treg. Këtë argument jep edhe Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiare.

“Në tregjet e lëndëve të para, çmimet e naftës kanë vijuar të rriten gjatë këtij viti, të ndikuara nga faktorë të kërkesës dhe ofertës. Rimëkëmbja e aktivitetit botëror dhe veçanërisht rritja e aktivitetit të transportit ajror pas heqjes së kufizimeve të lëvizjes, rriti ndjeshëm kërkesën për naftë dhe nënproduktet e saj, ndërkohë që oferta nga vendet prodhuese rezultoi e pamjaftueshme. Pritet që kontributi i këtij faktori të zbehet në kushtet kur zinxhirët e prodhimit dhe të shpërndarjes do të normalizohen gjatë muajve në vazhdim”, thuhet në raport.

Ndërsa nga Konfindustria thonë se ndikim jo të vogël ka edhe mënyra se si është organizuar tregu i karburanteve në Shqipëri që në thelb është i tipit oligopol dhe kartel me pasojë mungesën e konkurrencës. Po ashtu ekspertët thonë se operatorët e tregut të karburantit po përpiqen të mbulojnë humbjet e vitit të kaluar. Shqipëria konsiderohet si vend me çmim të lartë të naftës, për shkak edhe të taksave pasi për çdo litër naftë që shitet shteti mbledh rreth 112 lekë taksa.

Shqiptarja.com

Next Post
A do mirëkuptohen dy Fuqitë e Mëdha? Lajmërohen bisedime mes Ministrave të jashtëm të SHBA dhe Francës

A do mirëkuptohen dy Fuqitë e Mëdha? Lajmërohen bisedime mes Ministrave të jashtëm të SHBA dhe Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In