• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pas Bill Clinton edhe Madeleine Albright nderohet me “Urdhrin e Lirisë” në Kosovë

by Java News
12/06/2019 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Bill Clinton, një tjetër amerikane u dekorua me  “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, tha sot se Shtetet e Bashkuara bën gjënë e duhur duke ndihmuar popullin e Kosovës që të fitojë lirinë. Ndërkohë Thaçi, i cili e cilësoi atë heroinë të Kosovës.

Me “Urdhrin e Lirisë” u dekorua edhe ish komandanti i forcave të NATO=s gjatë luftës së Kosovës, gjenerali Wesley Clark.​

Ish zyrtarët e lartë amerikanë, po marrin pjesë në manifestimet me rastin e përvjetorit të 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare. Trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë 12 qershori i vitit 1999 cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

Atëbotë në Kosovë u vendosën rreth 50 mijë ushtarë, ndërsa numri i tyre është shkurtuar vit pas viti. Aktualisht në terren ndodhen rreth 4 mijë trupa, misioni i të cilëve, sipas zyrtarëve të NATO-s, ka të bëjë me një mjedis të sigurt për të gjithë dhe vendosjen e lirisë së lëvizjes.
Në Prishtinë vlerësohet se NATO-ja ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt por edhe rindërtimin e Kosovës e cila doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e rreth 5 mijë të zhdukur.

Hyrjes së trupave u parapriu nje fushatë 78 ditëshe e bombardimeve kundër forcave serbe, pasi që Beogradi kishte refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje të negociuar në Rambouillet të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë. Në njëzetvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s, udhëheqësit politikë në Kosovë e shohin 12 qershorin si një nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Kosovës./l.m

Next Post
KQZ, tjetër mbledhje për vijimin e procesit zgjedhor

KQZ, tjetër mbledhje për vijimin e procesit zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In