Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj kryeministri Rama ministrat e rinj të kabinetit qeveritar
Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë.
Pas betimit, Rama dhe 16 ministrat realizojnë foton e përbashkët me presidentin Bajram Begaj
Pas ceremonisë së betimit, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj kanë realizuar edhe një foto të përbashkët me presidentin Bajram Begaj. Me betimin në presidencë, zyrtarizohet qeveria e re “Rama 4”.











