• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Berishës dhe Metës, radha është e Lulzim Bashës!

by Alfred Peza
19/06/2021 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Radha për tu testuar nga “poligrafi” i sistemit demokratik për Shqipërinë, pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, tani është e Lulzim Bashës. Pasi e mori ashtu si e mori mandatin për ta drejtuar PD deri më 2025 e për rrjedhojë edhe opozitën shqiptare, Lulzim Basha është në testin e makinës së të vërtetës, përballë demokratëve, shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Sepse pas kësaj, ai nuk ka më asnjë justifikim për të dhënë, se përse nuk po ia del që të ngjitet dot në lartësinë e liderit real të opozitës në Shqipëri.

Nuk kanë më asnjë alibi as ata që përgjatë këtyre 8 viteve të fundit, kanë dashur ta justifikojnë Lulzim Bashën përballë pafuqisë së tij olimpike, për tu ngritur në lartësinë e një alternative reale përballë Edi Ramës. Askush nuk mund ta justifikojë dot më nga sot e tutje Lulzim Bashën, nëse nuk do të jetë në gjendje nesër që të bëhet ai që opozitarët presin presin prej tij, në mënyrë që ti rikthejë më në fund në pushtet.

Sepse të gjithë besoj e mbani mend kur na thonin se Lulzim Basha nuk mund ta vrasi dot “babain” e tij politik, sepse përmes kësaj do të dëshmonte se ai nuk i ishte mirënjohës Sali Berishës, që e mbështeti për tu bërë Kryetari i PD. Askush nuk mund ta justifikojë dot më Lulzim Bashën duke thënë se ai nuk mund të ecte në gjurmët e Edi Ramës, sepse historia politike e Fatos Nanos, është e ndryshme nga ajo e Sali Berishës në raport me PD.

Shqiptarët dhe bota mbarë e kanë mësuar tashmë përmes Sekretarit Amerikan të Shtetit se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur “non grata” sepse akuzohen zyrtarisht për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Pra Lulzim Basha i ka tashmë duart e lira për tu distancuar nga “babai” i tij politik, derisa ai të pastrojë veten nga këto akuza, e për rrjedhojë edhe PD nga balta që ka mare prej tij.

Tani Lulzim Basha e ka mandatin e kryetarit të partisë dhe askush nuk mund tia heqi dot nga dora, madje as Sali Berisha vetë, pavarësisht se duket që e dëshiron aq shumë këtë kohë. Me një numër mjeran votash të fituara në zgjedhjet e 25 prillit si kandidat i PD për deputet në qarkun e Tiranës, me malin më të lartë të akuzave që një ish lider i këtyre përmasave politike ka patur ndonjëherë në kurriz në botën demokratike postkomuniste, Sali Berisha është më i dobët se kurrë në këto 30 vjet.

Pas kësaj Lulzim Bashës nuk do i duhet të bëjë ndonjë heroizëm të madh, sepse kokën politike të Sali Berishës ia kanë sjellë me një tepsi të argjendtë, partnerët tanë strategjikë. Kazusin për ta “vrarë” atë politikisht, ia kishin bërë gati me kohë, mjafton që ta largojë nga Grupi Parlamentar i PD në shtator sipas të njëjtës praktikë që janë larguar edhe të tjerë pasi u shpallë “non grata” nga SHBA. Nëse nuk e bën, faji për këtë nuk është më as i demokratëve, as i shqiptarëve dhe as i perëndimit, por vetëm i tij.

Ndaj radha për ti “hequr shikimin” në Shqipëri pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, nga ana e aleatëve tanë strategjikë, i vjen Lulzim Bashës. Sepse nëse ai nuk distancohet prej tyre, nëse nuk shkëputet prej tyre, nëse nuk krijon largësinë e cuaktuar “higjenike” me ta brenda sistemit demokratik, do të thotë se ai është si ata. Madje Lulzim Basha pas kësaj është ata, sepse nuk ka asgjë që ta diferencojë nga ata. Ndaj duhet trajtuar si i barabartë mes të barabartëve në mëkatet të pushtetit, me Sali Berishën e Ilir Metën.

Deri dje Lulzim Basha i ankohej ndërkombëtarëve, njerëzve e bashkëpunëtorëve më të afërt e besnikë, këshilltarëve dhe analistëve pranë tij se nuk mund të bënte dot një opozitë kontruktive, sepse nuk e linin Sali Berisha e Ilir Meta. Nuk mund të dilte kundër djegies së mandateve të deputetëve, sepse kështu kishte urdhëruar Sali Berisha. Nuk mund të futej dot në zgjedhjet lokale, sepse kështu kishte dashur Ilir Meta, që i çdekretoi ato.

Por tani që Sali Berisha është i gozhduar në kryqin politik të listës së zezë së SHBA dhe Ilir Meta i shkarkuar si Presidenti i Republikës, për Lulzim Bashën nuk pi më ujë asnjë justifikim. Asnjë alibi. Asnjë gënjeshtër. Asnjë sajesë. Asnjë truk. Sepse e ka si kurrë më parë, të gjithë lëndinën politike të opozitës, të hapur. Bosh. Të pa zënë nga askush. Vetëm për veten.

Ndaj pasi e ribë Kryetar, Lulzim Bashës i duhet të bëhet, edhe lider. Por lider nuk bëhesh dot as me votime formale brenda partisë dhe as me dekret hyjnor, por vetëm me akte personale. Nëse nuk ia del deri në shtator por vijon sërisht të qahet, qurravitet e zvarritet, e sigurtë është se pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, radha për të hapur krahun do jetë e Lulzim Bashës! E për këtë mjafton një “non grata”…

Kush do vijë pas tij? Birbili ka rënë, loja ka nisur dhe lojtarët e parë po vrapojnë në fushë. Të tjerë akoma, po bëhen gati!

Next Post
Shpallet fituesi në Iran/ Kleriku Ebrahim Raisi do të jetë Presidenti i ri, kryegjyqtari që ka ‘probleme’ me SHBA

Shpallet fituesi në Iran/ Kleriku Ebrahim Raisi do të jetë Presidenti i ri, kryegjyqtari që ka ‘probleme’ me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In