• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Beratit, edhe LSI e Vlorës drejt ‘shkrirjes’? 100 të rinj i bashkohen PS-së

by Ardit Rada
04/02/2021 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas bashkimit me PS-në të 100 të rinjve në Berat pasi braktisën LSI, edhe 100 të rinj të tjerë  dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë së PS-së.

Mirëseardhjen në familjen socialiste jua shprehu kryetari i PS-së së Vlorës Anduel Tahiraj.

“Më lejoni që të ju uroj mirëseardhjen në Partinë Socialiste dhe të gjithë seëbashku në 25 Prill të mbështesim drejtuesin tonë politik Damian Gjiknuri, të mbështesim Partinë Socialiste, të mbështesim Edi Ramën dhe mbi të gjitha të mbështesim Vlorën”, u shpreh Tahiraj.

Sekretari për kordinimin elektoral Shkëlqim Selami shprehu bindjen se të gjithë anëtarët e LSI do ti bashkohen gradualisht Partisë Socialiste si e vetmja alternativë zhvillimi për vendin dhe Vlorën në veçanti.

“Vijnë këtu sepse nuk e gjejnë veten atje dhe nuk kanë se si ta gjejnë veten atje. Një parti që është kthyer në çiflig, partia në ciflig nuk është interesi jonë. Interesi jonë është partia që mendon për të gjithë, partia që mendon për anëtarin e tij por edhe për atë që e ka votuar kundër. E vetmja alternativë është alternativa me Edi Ramën”, theksoi Selami.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri vlerësoi vendimin e të rinjve për të ju bashkuar rradhëve të Partisë Socialiste të Vlorës.

“E ardhmja juaj është me zhvillimin e Vlorës dhe me partinë që i ka bërë më shumë Vlorës. Ne nuk e kemi me propagandë, ne e kemi me vepra. Vlora po ndryshon përditë. Qyteti që të ketë të ardhme do të rinj që të jenë të angazhuar në politikë, të angazhuar në jetën sociale, të angazhuar në ndryshimet që po ndodhin në Vlorë. Prandaj, pjesëmarrja juaj duhet të jetë sa më e madhe dhe duhet të sillni sa më shumë shokë e shoqe”, tha Gjiknuri.

Ai insistoi se në rradhët e Partisë Socialiste nuk ka asnjë paragjykim për ata që duan ti bashkohen dhe kontribuojnë për këtë forcë politike dhe se dyert do të jenë të hapura.

“Keni bërë zgjedhjen e duhur pasi e thashë, ne nuk e kemi me fjalë. Ka shumë njerëz që thurin poezi në emër të Vlorës, ka shumë njerëz që e përmendin Vlorën por le të tregojnë me gisht se çfarë kanë bërë në të kaluarën për Vlorën. Njerëzit dinë të krahasojnë. Nuk mundet të besohet një njeri që të shet të ardhmen pa treguar se çka bërë në të kaluarën. Nuk besoj se asnjë forcë tjetër do mund ti vërë gishtin një gjëje themelore ndryshuese që ka bërë për Vlorën përveç Partisë Socialiste”, nënvizoi Gjiknuri./a.p

Next Post
VIDEO / Në Tiranë nuk kanë frikë nga virusi, lokalet plot, qytetarët pa maska

VIDEO / Në Tiranë nuk kanë frikë nga virusi, lokalet plot, qytetarët pa maska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

February 4, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In