• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pas BB dhe FMN, edhe Instituti i Vjenës rishikon me rritje ecurinë ekonomike të Shqipërisë më 2021

by Java News
25/10/2021 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) edhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë e rishikoi me +1.9 pikë përqindje (pp) rritjen ekonomike të Shqipërisë më 2021 në raportin e vjeshtës.

Sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e Shqipërisë do të rritet këtë vit me 6.4% nga 4.5% që ishin pritshmëritë më herët në raportin e pranverës. FMN tashmë pret një rritje prej 7.8% dhe Banka Botërore prej 7.2%.

Rimëkëmbja e Shqipërisë në formë “V” sugjeron që ekonomia është përsëri në rrugën e duhur dhe do të mbetet e shëndoshë. Rritja e PBB-së do të përshpejtohet në 6.4% në 2021 dhe do të vijojë mbi 4.5% në një periudhë afatmesme, sugjerojnë ekspertët e Vjenës.

Ata pohuan se rritja u ndikua nga zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit. “Sektori i turizmit ka pasur një vit mbresëlënës dhe po i afrohet nivelit të tij para pandemisë. Rritja do të udhëhiqet nga investimet dhe nga kërkesa optimiste e jashtme dhe e brendshme, por rreziqet negative do të rrjedhin nga tregjet ndërkombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga zhvillimet pandemike” analizojnë ekspertët.

Instituti i Vjenës pret që ekonomitë e 23 vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) ku bën pjesë edhe Shqipëria të rriten me 5.4% këtë vit. Prithsmëritë u rishikuan me rritje prej 1.2 pikë përqindjeje, krahasuar me pranverën. Vendet që do të kenë rritjen më të lartë janë Turqia (9.1%), Mali i Zi (8.4%) dhe Moldavia (8%), edhe pse dy vendet e fundit do rriten për shkak të bazës shumë të ulët.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se në vitin 2021, Rajoni i CESEE ka të ngjarë të rritet ndjeshëm më shpejt se Zona e Euros (4.8%). Rajoni kaloi nivelin e parakrizës të vitit 2019 në tremujorin e dytë.

“Performanca e fortë e ekonomive të Europës Lindore shpjegohet kryesisht me rregullat më pak strikte të COVID në shumë vende, dhe me faktin se sektori i shërbimeve është shumë më i vogël se në Europën Perëndimore” , thotë Vasily Astrov, Ekonomisti Lartë në “WIIW” dhe autor kryesori raportit të Parashikimit.

Shtytësi kryesori rritjes në CESEE është konsumi privat. me një mesatare prej 14.5%, me një zgjerim të ndjeshëm në tremujorin e dytë. Investimet gjithashtu u rritën. Estonia pati shumë investime në fushën e bioteknologjisë dhe prodhimit të vaksinave Covid-19.

Eksportet gjithashtu po rriten ndjeshëm për shkak të kërkesës globale dhe rimëkëmbjes së turizmit. Megjithatë, prodhimi industrial në shumë vende të rajonit po vuan nga mungesa e lëndëve të para.

Papunësia gjithashtu mbetet një problem në shumë vende, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, por në të njëjtën kohë, ka mungesa të fuqisë punëtore në ata sektorë që janë zgjeruar pas krizës.

Inflacioni në rritje po ndihet në mënyrë të ngjashme në CESEE. Aktualisht, në shumicën e vendeve të rajonit, normat e inflacionit janë 3% deri në 4% më të larta se në fillim të vitit. Megjithatë, inflacioni i lartë duhet të jetë një fenomen kalimtar. Aty ku përdoret euro, presioni inflacionist është përgjithësisht më i ulët./monitor

g.kosovari

Next Post
COVID në Shqipëri/ Për 499 mijë të vaksinuar u shpenzuan 14 mln USD për 4 muaj

Shqipëria ishte ndër të parat në rajon që siguroi dozat, por është e fundit për vaksinimin kundër COVID/ Kryeson Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In