• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Bashës “çmendet” edhe Berisha: Shifra e vdekjeve nga Covid është trefish më e lartë

by Ardit Rada
20/11/2020 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh mbrëmë në një studio televizive se qeveria kishte manipuluar shifrat e vdekjeve për shkak të Covid-19 duke i fshehur ato.

Sipas Bashës ishin 414 viktima të pa raportuara. Ndërkohë ditën e sotme lideri historik i PD-së Sali Berisha është shprehur se numri i vdekjeve është trefish më i lartë se ai i raportuari.

Statusi i tij:

Xhahili i Surrelit i thur lavdi vetes mbi viktimat!

Eshte fshehur vdekja spitalore e 414 te semurve nga Covid19 te derguar me diagnozen Covid19 ne morg nga spitalet.

Po te llogariten vdekjet jashte spitaleve covid kjo shifer se paku trefishohet!

Te dashur miq, mbreme ne emisionin Opinion, kryetari i Partise Demokratike paraqiti dokumenta te sherbimit te anatomise patolgjike qe kryen nder te tjera autopsite e te semurve qe vdesin ne spitale dhe sakteson perfundimisht me metodat me te sakta shkakun e vdekjes se pacientit.

Sipas dokumentave te ketij sherbimi, nga fillimi i marsit te ketij viti deri ne fundin e muajit tetor, nga spitalet e Tiranes rezulton se nga covid19 kane humbur jeten 923 dhe jo 509 te semure siç ka njoftuar Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia.

Keto te dhena, te cilat vinin direkt nga rregjistri i Institutit te Sherbimit te Anatomise Patologjike dhe Mjekesise Ligjore deshmojne se dyshja e mesiperme ka fshehur 414 raste te vdekjes ne spitale nga covid19.

Me kete rast informoj publikun se te 414 rastet e vdekura nga covid 19 dhe te fshehura nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia jane derguar nga mjeket e tyre ne morg me diagnozen e covid19 dhe kjo rendon edhe me shume aktin kriminal te Xhahilit te Surrelit dhe te ndrikull Hajnise.

Por kjo eshte fshehja, vallja e suksesit mbi kufoma vetem e rasteve te vdekura ne spital nga covid19 sepse numri i te vdekurve me covid 19 jashte spialeve eshte se paku tre here me i larte se sa ky qe jepet edhe nga sherbimi i anatomise patologjike.

Disa dite me pare revista Monitor publikoi te dhenat statistikore te Institutit te Statistikes per vdekshmerine e pergjithshme per periudhen 1 korrik 31 shtator.

Nga keto te dhena rezulton se gjate ketij tremujori, krahasuar me çdo tremujor paraardhes pati 1300 vdekje me shume ose pati nje rritje te vdekshmerise se pergjithshme rreth 25%.

Kjo do te thote se perveç 923 rasteve te vdekura ne spital mund te kemi edhe qindra ne mos mijra te tjera te vdekur nga covid 19 jashte spitali.

Me te drejte mund te pretendohet se nga keto 1300 vdekje shtese disa prej tyre nuk kane origjinen nga covid19. Mirepo studimet kane provuar se vdekshmeria nga shkaqe te tjera gjate pandemise ne teresi nuk eshte rritur madje eshte ulur.

Ndaj dhe ka studime qe vdekjet shtese i kane gjetur 100% te lidhura me covid19. Madje po te kemi parasysh uljen e vdekshmerise se pergjithshme gjate pandemise jo nga covid19, vdekjet shtese nga nga covid kane rritje edhe me te madhe.

Mashtrimi me shifrat e vdekjeve jashte spitalore me covid 19 nisi dhe u denoncua javet e para te pandemise nga qytetaret dixhital nga rrethe te ndryshme te vendit, Tirana, Shkodra, Korça, Kukesi, Elbasani, Tropoja etj.

Ne ate periudhe vdekjet jo spitalore te raportuara nga qytetare dixhital ishin 3-4 here me te larta se se ato qe raportonre Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia, te cilet hidhnin valle suksesi mbi kufomat e viktimave duke fshehur ato.

Duke denuar si veprimtari te papergjegjshme kriminale qendrimin e Xhahilit te Surrelit, mashtrimin, fallsifikimin e fataliteteve nga covid19 per te kenduar suksesin makaber mbi shpirtrat e te vdekurve, i bej thirrje Organizates Boterore te Shendetesise te nise me urgjence per keto akte tejet te renda nje hetim nderkombetar ne Shqiperi. sb/Javanews/p.a

 

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Rekord ditor infektimesh dhe viktimash: 836 raste të reja dhe 15 humbje jete nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In