Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, njofton përmes rrjetit Facebook se qumështi vendas ka dalë me aflatoksinë.
Sipas tij, kjo përbën një megaskandal, ndërsa shprehet se Prokuroria duhet të hetojë dhe të gjejë përgjegjësit.
Por tema e aflatoksinës është debatuar sëpaku në shkurt të vitit 2013. Në atë kohë Ministria e Shëndetësisë dhe AKU madje bllokuan sasi të tëra qumështi në treg.
Ndërkohë, Panariti “kujtohet” për ta risjellë si një skandal pikërisht një ditë pasi u akuzua në Kuvend se “Bujqësia” e tij u ka dhënë tokë me qira Balilajve pasi shtetasi Klement Balilaj ishte shpallur në kërkim.
Ja statusi i plotë i Edmond Panaritit:
Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik.
Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera.
Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato.
Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet.
/JavaNews/b.d










