• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas azilit të “Babales” në Kosovë, PD në kërkim të një kauze për Lulzim Bashën!

by Java News
01/06/2018 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një media nxori lajmin sot se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është mbajtur nën survejim nga Policia e Shtetit 24 orë më 24 orë. Një lajm që u hodh si rastësisht në këtë situatë vërtetë të tensionuar politike, ku gjithçka që bëhet publike merret si e vërtetë në kontekstin që duan palët.

Me sa duket dhe vetë Lulzim Bashës i ka pëlqyer një lajm i tillë, pa e akuzuar se mund të ketë qënë dhe ai apo bashkëpuntorët e tij prodhuesit e kësaj situate apo lajmi me teori konspirative brenda.

E themi se i ka pëlqyer, sepse sipas medias që e publikoi e para si lajm, kreu i opozitës kur u pyet nw lidhje me kwtw fakt as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion. Por pavarësisht kësaj, Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar, nwnvizon media.

“Në çdo rrethanë, unë do të vazhdoj aktivitetin tim opozitar”, thotw Basha, duke u lënë “fushë” të lirë veprimi të gjithë hamendësimeve të mundshme për “survejimin” e tij dhe arsyeve të këtij “survejimi”.

Por me sa duket Lulzim Basha, ndoshta i nxitur dhe nga këshilltarët e tij e ka parë si një kauzë të mundshme lajmin e dhënë nga media për survejimin e tij 24 orë nga policia.

Pasi dhe “Babalja” me gjithë kontradiksionet që ekzistojnë në video-përgjimin e pretenduar me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk është se prodhoi ndonjë përfitim politik për opozitën.

Përkundrazi, tentativa e të gjithëve për ta lënë këtë “patate” të nxehtë në duart e njëri tjetrit, duke filluar nga Basha, vijuar me deputetët, gazetarin e në fund vetë “Babalen”, sidomos pas kërkimit të azilit në Kosovë të këtij i fundit, i krijoi një kosto të fortë PD.

Shtuar këtu dhe faktin që nëse ekspertiza e huaj e nxjerr video-përgjimin fallco, gjasat janë të

mëdha dhe këtë e pranojnë dhe vetë ekspertët e PD, atëherë “gropa” politike është akoma më e madhe. Por dhe pwrgjegjwsia penale.

Në këto kushte Lulzim Basha me rënien e “Babales” dhe ‘azilin’ politik të tij në Kosovë, është në kërkim të një kauze të re, të paktën sa të kalojë verën dhe të hyjë në vjeshtw.

Dhe lajmi për survejimin e tij nga policia, i ka ardhur Bashës për shtat, teksa ka mbledhur dhe njerëzit më të besuar të tij, ku pas një konsulte i ka dërguar në polici për tw kwrkuar shpjegime.

Policia e Shtetit ka bërë shpjegim publik duke deklaruar se ky është një spekulim mediatik. Sipas policisw media nuk ka kontaktuar me policinë e shtetit për të verifikuar një lajm të tillë.

Policia thekson se Lulzim Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës.

Për mazhorancën ky është humori i radhws i Bashës dhe nuk duhet marrw seriozisht, teksa deputeti i kësaj partie, njëherësh dhe ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kohë më parë, Pjerin Ndreu tallet me lajmin.

Ai ironizon teksa shkruan se: “Basha në survejim nga policia?! Hahaha…për çfarë ?! Se besoj se policia ka luksin me humbe kohën me gjëra që si vlejnë!”.

Gjithë kjo “furtunë” e ngritur dhe e përvetësuar shumë shpejt nga Lulzim Basha dhe bashkëpuntorët e tij tregon qartë se kreu i PD ka qënë dhe është në kërkim të një kauze, sado qesharake të jetë ajo.

Një kauzë për të bërë opozitë dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit dhe miratimin e ligjeve deri më 28 qershor sëpaku, kur vendet e BE të vendosin nëse do të hapen negociatat ose jo.

Një përpjekje e Bashës për kauzën e radhës, tashmë që “Babalja” nuk po jep asnjë lloj produkti politik në favor të opozitës.(TemA)

Next Post
Kryebashkiaku i Tiranës i dhuron “Çelësin e Qytetit” fituesit të Sanremos, Ermal Meta

Kryebashkiaku i Tiranës i dhuron “Çelësin e Qytetit” fituesit të Sanremos, Ermal Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In