Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Partisë Demokratike, mbi akuzës së bërë për përfshirje të saj në afera me deputetë dhe funksionarë të Partisë Socialiste.
Në reagim thuhet se, godina është marë me qera për sistemimin e arkivës, e cila sipas saj ishte lënë si një kosh mbeturinash nga PD. Godina, shton OSHEE është marë conform proçedurash transparente deri në përfundimin e godinës.
“Mjedisi është marrë me qera shumë të arsyeshme dhe me proçedurë transparente për sistemimin e arkivave, ndërkohë që OSHEE vazhdon paguan një qera marrendëse prej disa vitesh, për shkak të kontratës së lidhur nga qeveria e partisë demokratike për godinën e kompanisë.Në këtë godinë hapësira e punës për punonjësit është shumë e kufizuar, ndërsa për vendosjen e arkivave situata ishte skandaloze. Në kohën kur kompaninë e administronte Partia Demokratike, arkiva e institucionit konsiderohej si arka mbeturinash që asgjesoheshin, duke i shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes probleme të rënda administrimi” thuhet në deklaratën e OSHEE-së.
Ajo i rikujton Partisë Demokratike se tashmë sektori energjetik po rimëkëmbet nga gjëndja shumë e rënduar në të cilën e la, dy vite më parë.
Reagimi i plotë i OSHEE
Partia Demokratike duket sikur e ka identifikuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si kundershtarin e saj politik dhe nuk le rast pa shpifur ne perpjekjen e deshperuar per te lidhur kompanine me politiken.
Pasi e lane Operatorin e Shpërndarjes në mes te rrugeve me një vargmal borxhesh, pa një godinë të veten dhe në një situatë ku pritja e klienteve behej ne parkimin nentokesor te nje pallati ndersa arkivat hidheshin ne kazanet e plehrave, qeveritareve te djeshem u ka mbetur vetem pushteti i shpifjes. Kete pushtet e perdoren perseri sot per nje mjedis te marre me qera shume te arsyeshme dhe me procedure transparente per sistemimin e arkivave, nderkohe qe OSHEE vazhduan paguan nje qera marremndese prej disa vitesh, per shkak te kontrates se lidhur nga qeveria e partise demokratke per godinen e kompanise.
Ne kete godine hapesira e punes per punonjesit eshte shume e kufizuar, ndersa per vendosjen e arkivave situata ishte skandaloze. (Mjafton te shihen fotot) Në kohën kur kompaninë e administronte Partia Demokratike, arkiva e institucionit konsiderohej si arka mbeturinash qe asgjesoheshin, duke i shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes probleme të rënda administrimi.
Ne kete faze rimekembjeje arkiva e paket qe u gjet u sistemua dhe tani jane marre me qera ambiente të përkohshme, me çmime nën mesataren e zonës, deri ne ndertimin e godines qendrore te OSSHE.
Sa per nje krahasim informojme se nderkohe qe kompani te njohura bankash, telekomunikacioni, etj paguajme deri ne 10 euro metri katror, OSHEE paguan nje qera shume me te ulet prej afro 3.5 euro.
OSSHE i shpreh Partise Demokratike keqardhjen qe po rimekembet, po mbledh faturat e energjise, po ul cdo muaj humbjet, po paguan borxhet e Partise Demokratike, po permireson sherbimin ndaj klientit, po paguan per here te pare rregullisht taksat dhe po investon per here te pare parate e saj ne rimkembjen e rrjetit te shperndarjes qe Partia Demokratike e la ne rrenim total. I kerkojme po ashtu falje PD qe nuk po marrim me leke nga buxheti i shtetit per te mbyllur gropen e vjedhjeve sic behej cdo vit ne kohen e qeverise se PD. Si perfundim Partia Demokratike do te duhet te na fale sepse ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe do ta kthejme Osshe nga nje grope borrxhesh e vjedhjesh sic e la PD ne nje shembull kuptimplote te suksesit te shqiptareve.