• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Afganistanit, a duhet Kosova dhe Shqipëria ta rimendojnë sovranitetin!?

by Ben Andoni
17/08/2021 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kombi shqiptar është i vogël dhe i ndarë në dy shtete primare, plus edhe në një tjetër me fuqi shtetformuese, si edhe pakicë në dy shtete të tjera. Kujdesi për sovranitetin e saj ka qenë dhe mbetet i lidhur me fatet e SHBA-së, aleatin e madh strategjik sidomos në Kosovë. Por rënia e Afganistanit po riformaton mendimin që sot kemi për Perëndimin dhe mbi të gjitha sigurinë e sovranitetit ndaj një ombrelle më të fuqishme, si ajo amerikane për ne. Lindja me sa duket e ka të vështirë të integrohet me Perëndimin. Politologu Ivan Krastev dhe kolegu i tij Holmes do e tregonin kështu zhgënjimin e parashikuar pak vite më parë:“Duke festuar para kohe integrimin e Lindjes në Perëndim, vëzhguesit e interesuar përfundimisht kuptuan se spektakli para tyre nuk po luhej fare ashtu siç pritej”, shprehen ata në një artikull. Në fakt, Lindja dhe bashkë me të edhe Evropa e Lindjes po i asimilon me shumë problematika ose pa fare rezultat mësimet demokratike të Perëndimit. Hungaria, Çekia dhe sidomos Polonia na e kanë dhënë mësimin në çdo hap, teksa shpesh e kanë vendosur në qerthull politikën e kontinentit.

Por sensi ynë këtu lidhet me sovranitetin. A do mundet Shqipëria dhe Kosova, edhe në të ardhmen, të flenë mbi dafina duke besuar verbërisht se: në të gjithë ecurinë e tyre do të kenë në krah aleatin strategjik Shtetet e Bashkuara?! Pak kohë më parë, një analist i njohur amerikan, kur flitej për reagimin jo të përshtatshëm të qeverisë kosovare, do e kthente me cinizëm se: SHBA edhe mund ta mendojë largimin nga baza e Bondsteel në afërsi të Ferizaj!!

Në fakt, kjo thënie e nxituar lidhet me atë që pak ditë më parë, do e shprehte ndryshe një autor në Bloomberg, ku tërheqjen e forcave të Aleancës nga Afganistani do e quante as më shumë e as më pak si: një dështim masiv intelektual, që ai e lidhte edhe me Irakun. Dhe, ndërkohë hidhte idenë se: këto fiasko tmerrësisht të kushtueshme mund të ishin shmangur nga një klimë më pak konformiste e opinionit dhe një hapje ndaj pikëpamjeve të kundërta, përfshirë, më e rëndësishmja, vetë afganët. Me pak, fjalë më shumë diskurs në vend të tollovisë.

Po a kërcënohet realisht sovraniteti ynë? Dhe, a duhet të kemi debate realisht konstruktive, lidhur me sovranitetin?! Duhet të jemi të qartë lidhur me konjukturat e ndryshueshme të Fuqive të Mëdha, vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë vazhdimisht të kujdesshme. Koncepti vestfalian i sovranitetit i përket historisë, ndërsa tani është koha e një moderniteti të lëngët, ku konjukturat ndryshojnë në çdo moment. “Kombi i vogël, -shkruan Kundera në ‘Tragjedia e vendeve të Evropës Qendrore’ – është ai komb ekzistenca e të cilit mund të vihet në pikëpyetje në çdo moment; një komb i vogël mund të zhduket dhe ai është i ndërgjegjshëm për këtë”.

Ashtu si po vinë konjukturat dhe mënyra sesi SHBA po e ndërton politikën e saj duhet t’i bëjë dy vendet tona që ta lënë mënjanë sherrnajën për pozitën e liderit Rama-Kurti dhe të përgatiten të bëjnë një politikë gati të përbashkët sa i përket sovranitetit. Qesëndia e thartë e Kurtit dhe ironia therëse e Ramës janë shumë pak para sfidave të historisë, ashtu edhe neutraliteti që gjoja na paraqesin sllavët serbë, si një nga drejtimet e tyre të politikës së jashtme. Armatimi dhe lëvizjet e tjera ushtarake të Beogradit tregojnë një komshillëk tejet të ngatërruar dhe ndaj për këtë fakt burokratët e dy vendeve duhet të mendojnë mirë.

Tek e fundit, sovraniteti e ka një kërcënues dhe ai përbën rrezikun nga jashtë, ashtu si historia dhe realiteti na mësojnë se shqiptarët janë e do mbeten vazhdimisht të kërcënuar prej së jashtmi. Më së shumti nga përçarja e tyre gjenetike, por aspak më pak nga diskursi i të gjithë niveleve të politikës sllave.

Duhet të pranojmë se: pas Afganistanit, realitetet nuk do të jenë si më parë. Vetë NATO s’është më si më parë, ku kontradiktat acarohen me përfaqësues të ashpër si Turqia, që nuk është habi ndonjë ditë të largohet apo me karshillëqet e shpeshta cinike të anëtarëve të saj për njëri-tjetrin. E megjithatë, edhe pse koha jonë i ka dhënë disi të drejtë Aleancave, që janë një forcë për të përballur kërcënimet globale, në rastin e shqiptarëve me një histori aq të përzier dhe me aleatë strategjikë, me të cilët janë ndarë sistematikisht keqazi, duhen mprehur shqisat. Jo se në integrimin e plotë në NATO, Shqipëria duhet dhe është angazhuar të përmirësohet porse me ndryshimet e mëdha, duhet të mendojë për kapacitet e saj reale dhe të Kosovës për mbrojtje me forcat e veta. Me thjesht: A mundemi t’i përballim vetë agresorët? Një pyetje e vështirë dhe ende e largët, por që nuk është habi të kthehet në pyetje jetike pak kohë më vonë. (Javanews)

Next Post
Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Janë të frymëzuar nga rikthimi i talebanëve në pushtet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In