• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Adriatik Llallës, edhe çifti Gashi- Gina vihen nën hetim për “pastrim parash”

by Java News
06/04/2018 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria e Përgjithshme shqiptare ka hedhur sot një tjetër hap të madh, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, në nivelet më të larta të kupolës shtetërore. Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit si edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina, ish Kryeprokurori i qarkut të Elbasanit, janë vendosur zyrtarisht nën hetim.

Sipas burimeve të “Alpenews.al”, çifti i bashkëshortëve prokurorë, janë duke u hetuar për të paktën tri vepra të rënda penale: Pastrim të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; fshehje të pasurisë në bashkëpunim dhe për deklarim të rremë të pasurisë së tyre pranë organeve zyrtare.

Rovena Gashi konsiderohet si krahu i djathtë i ish Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës Adriatik Llalla përgjatë 5 viteve të qëndrimit të tij në detyrë. Ajo ka qenë një ndër të shkarkuarat e para nga detyra, nga ana e Kryeprokurores së re Arta Marku, sapo ajo u zgjodh në këtë detyrë nga Parlamenti. Menjëherë pas kësaj, edhe bashkëshortit të zonjës Gashi, Dritan Gina iu hoq komandimi si kryeprokuror i qarkut të Elbasanit duke u rikthye në vendin e emërimit si Prokuror i thjeshtë.

Të dy i refuzuan publikisht këto vendime dhe ndoqën pas kësaj rrugën ligjore kundër Kryeprokurores së re, për tu rikthyer sërisht në postet që mbanin gjatë kohës që Kryeprokuror ishte z. Llalla. Në të dyja rastet, deri tani, gjykatat i kanë dhënë të drejtë znj. Arta Marku për vendimet e saj.

Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina janë pjesë e listës së zezë të Ambasadës së SHBA në Tiranë të cilëve iu refuzua viza amerikane në janar të 2017 sëbashku me një grup tjetër prokurorësh dhe gjyqtarësh. Ky lajm bëri shumë bujë duke qenë paralajmërimi i parë i fortë për hapat që po hidheshin drejt reformës në drejtësi, të cilat kanë arritur kulmin tani me fillimin e procesit të vettingut për 800 gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri.

Lajmi për vendosjen zyrtarisht nën hetim të Rovena Gashit dhe Dritan Ginës ka ardhur një ditë pas nje interviste televizive të Ambasadorit Amerikan Donald Lu, i cili tha se ndaj zotit Llalla ka nisur një hetim dhe në Shqipëri, i cili “po mbështetet nga Qeveria e SHBA. Po punojmë me prokurorët dhe policinë shqiptare, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë atë që ne kemi kuptuar, në mënyrë që të vendosin nëse duan ta çojnë këtë çështje në gjykatë”.

Adriatik Llalla është i pari qytetar në botë ndaj të cilit Departamenti i Shtetit ka aplikuar një ligj që ndalon katër pjestarë të familjes së tij të udhëtojnë drejt SHBA, me motivacionin për përfshirje në raste të mëdha të korrupsionit gjatës kohës së ushtrimit të detyrës së Kryeprokurorit të Shqipërisë.

Me fillimin zyrtar të hetimit ndaj Rovena Gashit dhe Dritan Ginës shënohet rasi i parë në historinë e Shqipërisë që dy bashkëshortë pjesë e sistemit të drejtësisë të vendosen njëkohësisht zyrtarisht nën hetim, si bashkëpuntorë në një akuzë kaq të rëndë si ajo për pastrimin e parave të pista.

Alpenews.al dhe mediat e tjera në Shqipëri prej disa javësh kanë publikuar prova dhe fakte shumë të forta që flasin për të paktën 16 prona të fshehura nga çifti i prokurorëve, mes të cilave një pallat në një nga zonat më interesante të plazhit të Durrësit, ku të paktën 14 apartamente tek Shkëmbi i Kavajës figurojnë në emrin e babait të Rovena Gashit, i cili është 63 vjeç dhe nga vitit 1992 rezulton si i papunë.

Përveç tyre, ka edhe dy godina të tjera njëra prej të cilave prej mijëra metrash katrorë ndërtim, ku kryen aktivitetin e biznesit në fushën e fasonerisë një firmë e njohur Italiane në lagjen Nr. 14 Shkozet dhe një tjetër në hyrje të autostradës Durrës Tiranë ku kryen aktivitet një firmë e shitjeve me shumicë e pakicë të materialeve hidrosanitare.

Nga një vlerësim paraprak që iu është bërë pasurive të çiftit të prokurorëve, vlerësohet se pasuritë e fshehura prej tyre i kalojnë 2-3 milionë eurot. Burimet thonë se numri i pronave të pedeklaruara prej tyre, është edhe më i madh se lista e bërë deri tani publike. Nga deklarimet e pasurisë së Rovena Gashit dhe Dritan Ginës të cilat u bënë publike javët e kaluara, u mësua se 15 vjet më parë pasuria e tyre ishte pothuajse inekzistente.

Ndërsa vetëm në vitin e parë pas emërimit në detyrë pranë kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rovena Gashi ka deklaruar si shtesë pasurie një shtëpi në Tiranë dhe një tjetër në Durrës. Ndërsa bashkëshorti i saj Dritan Gina një dhuratë prej 35 mijë eurosh. Fleta ku do jepeshin shpjegimet për burimin e kësaj dhurate, është zhdukur nga dosja e z. Gina. Deri më sot as Rovena Gashi dhe as Dritan Gina nuk kanë dhënë asnjë shpjegim rreth akuzave publike të bëra në media në adresë të tyre për pronat e fshehura dhe pasuritë e padeklaruara.

Çështja aktualisht është në duart e një grupi prokurorësh specialë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ashtu si edhe për rastin e Adriatik Llallës i cili po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, edhe për hetimin zyrtar ndaj Rovena Gashit dhe Dritan Ginës pritet që dosje të transferohet në një nga Prokuroritë fqinjë me Tiranën. Ligji për rastet si këto kur Gashi dhe Gina kanë punuar sëfundi në Tiranë, parashikon që dosja ti kalojë prokurorive të qarqeve fqinjë Elbasan ose Durrës. Alpenews.al

ma.me

Next Post

Gjirokastër, tjetërsimi i pronave, procedohen dy punonjës të hipotekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In