Një vogëlushë 3-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënoja, pas 65 orësh e bllokuar.
Mediat turke kanë raportuar lajmin e mrekullueshëm, bashkë me pamjet kur e vogla, Elif shihet teksa nxirret e gjallë nga forcat e shpëtimit.
3-vjeçarja do të bashkohet me familjen e saj tashmë, të ëmën, motrën e vëllanë, të cilët ndodhen në spital, pasi janë dëmtuar nga tërmeti.
Nëna e Elifit, Seher Dereli Perincek dhe vellai e motra e saj 10-vjeçarë binjakë, Ezel dhe Elzem Perincek, si dhe vëllai i saj shtatë vjeçar Umut Perincek u nxorrën nga rrënojat. Umut humbi jetën, ndërsa të tjerët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Vetëm, dy ditë më parë, Greqia dhe Turqia u tronditën nga një tërmet me magnitudë 6.6 gradë të shkallës rihet. Termeti, deri më tani ka lënë pas 79 viktima dhe mbi 960 të plagosur në Turqi. Kërkimet vijojnë ende. Ndërsa në Greqi, janë raportuar dy vitkima, dhe 10 të plagosur, mes tyre një shqiptar.
g.kosovari