• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas 6 ditësh në flakë, shuhet zjarri në malin e Çikës/ Janë vendosur vëzhgues për riaktivizim të tyre

by Java News
16/07/2022 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e gjashtë të tyre shuhen flakët në Malin e Çikës! Falë ndërhyrjes të dy avionëve me të vegjël gjatë pasdites së djeshme flakët u izoluan teksa mëngjesin e sotëm si rrjedhojë e lagështisë dhe vesës së mëngjesit ato janë shuar.

Ka disa trungje të cilat digjen në brendësi të tyre të cilat përbëjnë rrezik për riaktivizim të tyre sërish. Situata paraqitet në kontroll teksa për zonën janë vendosur vëzhgues në çdo rast rreziku për riaktivizim të tyre. Deri më tani raportohen të djegura rreth 90 hektarë me bimësi, shkurre në zonë.

Ndërhyrja me këmbë ishte e vështirë të bëhej për shkak se vatrat e zjarrit ishin në humnerë dhe përbën rrezik për jetën e zjarrfikësve. Për këtë arsye nisën negociatat për ndihmë nga Greqia dhe brenda pak orësh erdhën dy avionë ‘Canadair’ nga Selaniku.

Prefekti i Vlorës bëri me dije se ishin djegur 70 hektarë, ndërsa ende nuk dihet sesa ka avancuar ditën e sotme.

“Situata është relativisht e qetë sot dhe pas ndërhyrjeve që kemi bërë si shtab i emergjencave në bashkëpunim me strukturat e tjera, jemi në terren, një vatër zjarri që është në disa  gropa janë angazhuar rreth 40 FA, kanë ngelur një vatër zjarri që është në një terren shumë të thepisur, që është i pamenaxhueshëm, jemi në kontakt me Agjencinë e Mbrojtjes civile që na konfirmon se do vij një helikopter që do eliminojë vatrën. Nuk ka asnjë rrezik, përveç tymit, zjarri ka qenë në gropë, nuk është rrezik për banesën apo për pushuesit, zjarri është në gropë dhe nuk ka dalë nga ajo gropë.  Zjarri do fiket brenda ditës së sotme. Zjarri ndodhet në lartësi 1100 metra dhe në një terren të tillë që është i thepisur, digjet vetëm barishte, nuk ka zonë pyjore dhe kjo duket, deri tani janë rreth 70 ha që janë përshkruar nga zjarri, 20% me shkurre dhe një pjesë me bredh që është përshkruar nga zjarri, por ka krijuar probleme. Në kuadër e bashkëpunimit me partnerët europian, presim helikoperin”, tha prefekti Flamur Mamaj.

Ndërkohë tymi i zjarrit në malin e Çikës u përhap fshatin bregdetar të Dhërmiut, duke krijuar probleme për pushuesit. Disa prej tyre mësohet se janë larguar mbrëmjen e së mërkurës.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Pas shpërndarjes së dekoratave, Meta heq kostumin dhe ja merr valles para se të lërë Presidencën

VIDEO/ Pas shpërndarjes së dekoratave, Meta heq kostumin dhe ja merr valles para se të lërë Presidencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In