• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 5 vitesh pritje, familjarët e 21 Janarit i drejtohen Strasburgut

by Java News
05/07/2016 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 5 viteve pritje nga drejtësia shqiptare, familjarët e një prej 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011 i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke i akuzuar autoritetet shqiptare për ndërhyrje politike dhe hetim të cunguar.Kryeministri Edi Rama, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dhe familjarë të viktimave të 21 janarit, gjatë homazheve të organizuar nga qeveria në Bulevardin Deshmorët e Kombit, në nderim të katër viktimave që humbën jetën 5 vjet më parë në demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011 | Foto : Malton Dibra/LSA

Kryeministri Edi Rama, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dhe familjarë të viktimave të 21 janarit, gjatë homazheve të organizuar nga qeveria në Bulevardin Deshmorët e Kombit, në nderim të katër viktimave që humbën jetën 5 vjet më parë në demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011 | Foto : Malton Dibra/LSA

Familjarët e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në një spital në Turqi pasi u plagos me armë zjarri gjatë protestës së 21-janarit, i janë drejtuar gjykatës së Strasburgut pasi akuzojnë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se po bëjnë shumë pak për hetimin e dosjes hetimore.

Në ankesën e tyre drejtuar gjykatës në Strasburg, familjarët e Nikës akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e brendshëm të kohës dhe kreun aktual të opozitës Luzlim Basha, për pengim të hetimeve, zhdukje të provave dhe mosekzekutim të vendimeve.

“Për të dekurajuar hetimin e rrethanave të ngjarjes, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm kanë urdhëruar mosekzekutimin e urdhrave të ndalimit dhe arrestit dhe Kryeministri është shfaqur në Televizionin Publik dhe e ka quajtur Prokuroren e Përgjithshme ‘Lavire Bulevardi’,” shkruhet në ankimin e drejtuar gjykatës nga familjarët e viktimës.

“Më tej, në dijeni të plotë janë zhdukur të gjitha provat materiale, filmimet, etj, të ndodhura brenda godinës së Kryeministrisë. Ngjarjet vijuan më tej me shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme dhe vendosjen në vend të saj të një njeriu [Adriatik Llalla], i cili duke qenë në shërbim të Kryeministrit ka bërë të pamundurën për shkatërrimin e hetimeve,” shtojnë familjarët e viktimës, duke nënvizuar që për shkak të rrethanave të sipërpërmendura “hetimi ka degjeneruar,” dhe pas 5 vjet e gjysmë akoma nuk ka një fajtor për vrasjen e babait të dy vajzave.

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një video, ku ish Ministri i Jashtëm dhe kreu aktual i parlamentit Ilir Meta, dukej sikur po diskutonte një aferë korruptive me ish Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe  Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.

Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Gjykata e Lartë refuzoi ta pranonte apelin e Prokurorisë mbi çështjen.

Ndryshe nga tre viktimat e tjera, arma nga është qëlluar plumbi që vrau Aleks Nikën, nuk është identifikuar pasi predha ishte dëmtuar.  Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme i tha BIRN se dosja “Nika”  ka kaluar për hetime më të thelluara në policinë e shtetit, e cila me të siguruar prova të reja njofton menjëherë organin e akuzës.

Familja e Nikës i është drejtuar Gjykatës të Strasburgut duke i kërkuar të verifikohen një seri shkeljes procedurale dhe materiale që sipas saj janë shënuar gjatë hetimit të vrasjes së të afërmit të tyre nga autoritet shqiptare.

Nga ana procedurale, ankuesit pretendojnë shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut, lidhur me refuzimin e autoriteteve për t’i njohur ankuesve statusin e viktimës, refuzimin për t’i mbajtur ata të informuar për zhvillimet e hetimit dhe mundësinë e përfaqësimit në procesin penal.

Sipas familjes Nika, ka pasur një veprimtari të mirëfilltë për pengimin e hetimeve, me zhdukjen e provave dhe mosekzekutimin e vendimeve dhe në krye të kësaj veprimtarie kanë qenë autoritetet më të larta të kohës, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm.

“Hetim i përciptë, i pamjaftueshëm, haptazi në mospërmbushje të detyrimeve pozitive të shtetit,” shkruhet në ankimim.

Në aspektin material, sipas nenit 2 të Konventës, familjarët e viktimës i referohen dëmit material, jopasuror, të humbjes se jetës se babait të 2 vajzave dhe bashkëshortit.

“Ankuesit në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet të kenë akses në hetime, por në vazhdimësi janë shpërfillur nga autoritetet e hetimit dhe shtetit,” shkruhet në ankimin e drejtuar Strasburgut nga familja Nika.

“I gjithë informacioni që zotërojnë ankuesit është ai i publikuar në media,” thuhet në ankesë.

Duke qenë se bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje dhe të njëjtat prova, familjarët e Nikës kërkojnë që ankimimi i tyre t’i bashkëngjitet dosjes tjetër që është regjistruar në Gjykatën e Strasburgut, asaj me numër nr.16191/13 “Ana Veizi dhe të tjerë kundër  Shqipërisë”.

Kjo dosje është ankimuar nga familarët e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, të cilët i janë drejtuar kësaj gjykate pasi kanë konstatuar shkelje të procedurave në gjykimin  e dosjes së 21 janarit nga gjykatat shqiptare. Ata kërkuan të ishin palë në procesin gjyqësor por u refuzuan nga Gjykata e Tiranës.  Në dhjetor të vitit 2012, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut e cila i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të japë një informacion të detajuar mbi çështjen e 21 Janarit, konkretisht për hetimet e prokurorisë dhe procedurat penale të ndjekura nga gjykatat shqiptare.

Sipas familjarëve të Aleks Nikës, hetimet për vrasjen e tij në afro 6 vite kanë dështuar të zbardhin të vërtetën, ndërkohë që kohëzgjatja e paarsyeshme e procedurave hetimore, pa ndonjë shkak objektiv apo ligjor, ka ndikuar në fshehjen e saj.

“Hetimi nuk ishte në gjendje të çonte në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për vrasjen, ndaj familjarët e të ndjerit kërkojnë të verifikohen shkeljet e të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane në procesin e hetimit të kësaj ngjarje” thuhet më tej në shkresën anikimore.

Në bazë të nenit 2 të Konventës “Për mbrojtjen e Lirive Themelore dhe të Drejtave të Njeriut,” i cili ndalon vrasjet arbitrare nga agjentë të shtetit, familja shkruan “se shteti jo vetëm që nuk e ka plotësuar detyrimin për ruajtjen e integriteti fizik të A.N., por është parë në TV, edhe nga fëmijët, që A.N. është vrarë nga shteti.”

“Shteti është përgjegjës sipas Konventës sepse ngjarja ka ardhur si pasojë e terrorit shtetëror,” përfundon familja Nika./ BIRN/a.k

Next Post

Paralajmërimi për meshkujt... mos pini shumë Coca Cola, ju bën steril

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In