Presidenti Thaçi sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit, në Shqipëri, dhe është nisur drejt drejt Kosovës, pa dhënë asnjë deklaratë, por vetëm ka përshëndetur gazetarët nga xhami i makinës.
Burimet për media bëjnë me dije se është duke u përgatitur një tubim, për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.
Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.
“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.
/e.rr