Ajo i mungoi koncerteve për tre vjet. Në fakt kjo ishte arsyeja që e emocionoi këngëtaren britanike Adele, gjatë koncertit të saj të parë pas shkëputjes në Nju-Jork.
27vjeçarja pasi përfundoi së kënduari “Someone Like You” u duartrokit pafund nga fansat e saj, duke bërë që këngëtarja të emocionohej dhe të shpërthente në lot. “U bë kohë e gjatë larg jush.
Dëshiroja t’ju surprizoja me kthimin tim në skenë, më duket sikur jam në fillimet e mia. Këtë koncert kemi shumë kohë që e organizojmë dhe jam shumë e lumtur për showin.
Doja që të mbaronte sa më shpejt sepse isha tepër nervoze”, u shpreh Adele gjatë koncertit. Këngëtarja britanike u largua nga skena kur mbeti shtatzënë me djalin e saj 2vjeçar. Së fundmi ajo u kthye fuqishëm me albumin e saj të ri “25”, me një nga këngët më të preferuara të momentit “Hello” .