Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020-2021.
Skuadra shkodrane ka kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me këtë trofe, duke mundur në finale me shifrat 1-0 Skënderbeun.
Në një ndeshje të luftuar, por pa shumë raste për t‘u shënuar, diferencën e ka bërë gjuajtja e devijuar e Da Silva, i cili i dha shkodranëve avantazhin që ata e mbrojtën me shumë kujdes deri në fund, duke u kthyer pas 13 vitesh përsëri te një trofe kombëtar.
Skënderbeu-Vllaznia 0-1
39′ Da Silva












