• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 10 vitesh tha “po”! Kristi Janku zbulon “recetën e saj të dashurisë”

by Os De
02/12/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i saj lidhet gjithmonë me recetat, ato receta që të kujtojnë fëmijërinë, të ngrohin shtëpinë dhe i japin ditës një shije më të ëmbël. Kristi Janku e ka ndërtuar profilin dhe karrierën e saj pikërisht mbi recetat dhe kombinimet e guximshme të gatimit.

Prej vitesh Kristi ka sjellë receta që na kanë frymëzuar. Megjithëse ka studiuar për artdizajn dhe biznes, duket se kombinimin perfekt të jetës e ka gjetur në një dimension tjetër, atë të shijes.

Megjithatë në jetën e saj private një recetë duket se është gatuar tejet ngadalë, gati për një dekadë. 10 vite plot dashuri me Klevisin! Pikërisht në ditën e lindjes së saj do të shtohej një përbërës tejet i veçantë në recetën e tyre të dashurisë, propozimi.

Këtë emocion plot shije, që e mbajti larg syve të publikut për shumë kohë, Kristi Janku e rrëfen në studion e “Rudina” në Tv Klan.

Rudina Magjistari: Si ndjehesh tani? Sa kohë u bë që nga propozimi?

Kristi Janku: Unë propozimin e kam marrë për ditëlindjen time në datën 30 maj, edhe pse në atë kohë unë postova vetëm një foto në atë karoselin e madh të fotove dhe nuk e di vendosa që ta mbaja pak më private. Në këtë udhëtimin që ne ishim tani së fundmi, bëra foto spontane dhe thashë pse jo ta ndaj zyrtarisht, sepse shumë njerëz më kishin pyetur.

Rudina Magjistari: Kristi është një histori e gjatë kjo e juaja mesa di unë, keni shumë kohë që jeni bashkë. Thjesht ti je natyrë që je shumë re rezervuar. Sa vite keni me njëri-tjetrin?

Kristi Janku: Kemi 10 vite. Më 30 maj ne bënim gjithashtu 10-vjeçarin e njohjes sonë, sepse jemi njohur përgjatë ditëlindjes sime, ku jemi njohur zyrtarisht dhe data 30 maj për mua ka një simbolikë shumë të madhe, përveç ditëlindjes. Në këtë marrëdhënie kaq të gjatë dhe solide ky propozimi ishte qershia mbi tortë që festonte këtë 10-vjetor kaq të bukur tonin.

Rudina Magjistari: Pra historia e dashurisë pak nisur bukur dhe me gjëra të menduara mirë., nga njëra ditëlindje në një ditëlindje. Te njëra ditëlindje u njohët tek tjetra more propozimin. Si e kujton njohjen?

Kristi Janku: Ne jemi njohur në universitet, kemi qenë studentë. Ai ka qenë pjesë e klasës së dy mikeshave të mia, në dy degë totalisht të ndryshme. Herë pas here ne mund të rastiseshim me njëri-tjetrin, por vetëm përshëndeteshim. Në 20-vjetorin tim unë mora një festë surprizë nga mikeshat dhe motrat e mia dhe në gjithë atë festë private të gjithë njerëzit më bënin sens, vetëm Klevi nuk më bënte sens. Ishte dhe ai aty, e kishin ftuar mikeshat e mia dhe patjetër që më uroi, por me vete thoja ‘po ky ç’do këtu’.

Rudina Magjistari: Kishe shprehur ndërkohë ndonjë simpati te shoqet?

Kristi Janku: Jo fare, ne ishim në dy hemisfera totalisht të kundërta të jetës. Ai ishte në gjërat e tija, unë në të mijat. Madje dhe nuk kemi komunikuar fare gjatë ditëlindjes sime, ai në një cep, unë në një cep tjetër. Dhe rreth orëve të para të mëngjesit ka qenë si të thua komunikimi jonë i parë, zyrtarisht me njëri-tjetrin. Atë mëngjes që ne biseduam, unë isha çdo ditë me të, pa e kuptuar vetë. Nga ajo biseda atje, nisi gjithçka. Unë thjesht e kuptova që në një kohë shumë të shkurtër, ai ishte një person shumë i rëndësishëm dhe gjithçka kishte ndodhur në mënyrë shumë spontane.

Next Post
“Berishës nuk i falen Piramidat, Gërdeci apo 21 janari”, ish-deputeti Sula: Pa ikur Saliu, Rama ‘të flejë gjumë rehat’!

“Berishës nuk i falen Piramidat, Gërdeci apo 21 janari”, ish-deputeti Sula: Pa ikur Saliu, Rama ‘të flejë gjumë rehat’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In