• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 10 vitesh në Prishtinë

by Eduard Zaloshnja
02/09/2024 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Vizitova Prishtinën pas 10 vjetësh që nuk kisha qenë atje. Katër zhvillime të rëndësishme më kapi syri im analitik – dy pozitive e dy negative.
1-Prishtina Mall.

Inaguruar para 10 muajsh, 10 kilometra nga Prishtina, kjo qendër tregtare me sipërfaqe ndërtimi rreth 240 mijë metra katrorë e me sipërfaqe komerciale rreth 115 mijë metra katrorë, është më e madhja në Europën Juglindore, si dhe punëdhënësja më e madhe në Kosove, me rreth 2000 punonjës (këto të dhëna janë publikuar nga mediat e Prishtinës).
Nga vizita që bëra në të, m’u duk qendra tregëtare më e goditur arkitekturalisht dhe funksionalisht që kam parë deri më sot (por jo më e madhja që kam parë – në Amerikë kam parë edhe më të mëdha se ajo). Besoj se Prishtina Mall do të tërheqë jo vetëm blerës të shumtë, por edhe njerëz që duan të argëtohen atje. Për më tepër, mund të shërbejë edhe si magnet për vizitorë nga rajoni, që thjesht mund të jenë kuriozë ta shohin atë.

2-Rrjeti i mbi-kalimeve, nën-kalimeve, dhe rreth-rrotullimeve
Para 10 vjetësh, dalja nga Prishtina me automjet ishte e ndërlikuar. Kurse sot, rrjeti i plotësuar i mbi-kalimeve, nën-kalimeve dhe rreth-rrotullimeve, për të dalë nga Prishtina drejt destinacioneve ndërkombëtare si Tirana, Shkupi, Nishi dhe Aeroporti “Adem Jashari”, si dhe drejt destinacioneve kryesore të brendshme, mundëson një rrjedhë normale të trafikut automobilistik. Gjithashtu, sinjalistika e plotë rrugore ia bën të lehtë drejtuesve të mjeteve orientimin në rrjetin e sipërpërmendur.

3-Segmenti Prishtinë-Sllatinë e Madhe
Kur u inagurua autostrada E-851 (Prishtinë- Vërmicë /Morinë), i përmbushte standardet europiane të autostradave ndërkombëtare. Por aktualisht, 10 kilometrat e para të saj (nga periferia e Prishtinës deri në Sllatinën e Madhe) ngjajnë më tepër me segmentin rrugor Milot-Thumanë, se sa me një autostrdë europiane. Turlilloj ndërtesash tregëtare apo banimi janë ndërtuar fare buzë autostrdës E-851 deri në Sllatinën e Madhe (ndoshta pa leje ndërtimi), duke rrezikuar si shoferët, ashtu edhe kalimtarët. Sepse nuk ka barriera kufizuese që të ndalojnë futjen e njerzve apo automjeteve të paautorizuar në autostradë.

4-Ndriçimi i dobët publik në qendrën e Prishtinës
Një shëtitje paradite nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbej” është bajagi e këndshme në Prishtinë. Pa automjete, vetëm me këmbësorë dhe kafene e restorante në të dyja krahët e shëtitores, shëtitja përfundon përballë monumentit të Skënderbeut – një vepër mjaft e arrirë skulpturore! Diku më në perëndim, është instalacioni i gjetur artistik “NEW BORN”, dedikuar pavarsisë së Kosovës. Bukur fort!
Por i njëjti itenerar në darkë, është si një shëtitje mes kuajsh të vjedhur…
Shumica e dritave publike të rrugës janë të fikura. Në Sheshin “Nënë Tereza”, falë një artisti privat që bën shfaqje me drita, çereku i sheshit është njëfarësoj i ndriçuar. Gjatë shëtitores për tek Sheshi “Skënderbej” ka një farë ndriçimi, falë kafeneve e restoranteve private në të dyja krahët e shëtitores.

Ndërsa Sheshi “Skënderbej” është i zhytur në terr të plotë. Monumenti i Heroit Kombëtar duket si një fantazmë që shëtit me kalë në errësirë. Ndërkohë, diku më në perëndim, 5/8 e dritave tek instalacioni “NEWBORN” janë të fikura…
SHËNIM: Dy problemet janë shumë më të vogla se dy arritjet e mëdha. Duhen zgjidhur!

Next Post
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 27 vatra në 24 orë, pesë ende aktive

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 36 vatra në 24 orë, pesë ende aktive

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In