• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Parukierja korçare i vdiq në klinikë, zbardhet dëshmia e mjekut: Më vjen keq…

by A R
24/09/2020 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhensila Duka, 39-vjeçarja nga Korça që humbi jetën në një klinikë private në qytetin juglindor, kishte shkuar bashkë me motrën e saj për të bërë analizë me procedurën e sondës, ku kjo e fundit ia hodhi pa asnjë problem.

Xhensila, ose Xheni siç e thërrisnin të gjithë në Korçë, një nga parukieret më të njohura të qytetit, nënë e 2 fëmijëve, nuk mundi të dalë gjallë pas kësja procedure, ngjarje e ndodhur më 19 shtator.

Lidhur me ngjarjen është zbardhur dëshmia e mjekut Ilir Bibolli, i cili kreu analizën e kolonoskopisë ndaj motrave Duka.

Ndërkohë ndaj tij dhe infermieres Marinela Postoli, prokuroria ka nisur hetimet për mjekik të gabuar, ndërsa priten rezultatet e autopsisë.

Ilir Bibolli, mjek në QSUT, punon me kontratë edhe në klinikën private në Korçë “Kristi”, ku shkon 2 herë në muaj. Në dëshminë e tij, mjeku Bibolli thotë se i kishte paciente prej vitesh të dyja motrat, ndërsa në momentin që ka aplikuar sondën për zorrën pas problemeve që Xhensila Duka kishte, e ka lënë në të njëjtën dhomë me 2 infermieret dhe ka lëvizur të përgatisë përgjigjen.

Ai thotë se është kthyer me urgjencë nga thirrjet e infermiereve ku Xheni ishte pa puls.

I pyetur nga grupi hetimor nëse gjatë ekzaminimit të pacientes  duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator, mjeku 69-vjeçar thotë se:  atë ditë nuk ka patur mjek të tillë, ndërsa shprehet se nuk e di arsyen e vdekjes së Xhensilës dhe se çfarë mund të ketë shkuar keq.

Ndaj tij dhe infermieres 39-vjeçare kanë nisur hetimet për veprën penale “neglizhenda në trajtimin mjekësor”, me dyshimin se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes. Prokuroria po pret rezultatet e autopsisë ligjore.

Ndërkohë Report tv ka zbardhur të plotë edhe dëshminë e mjekut Ilir Bibolli.

“Në datën 19 shtator 2020 rreth orës 08:00, kam filluar punë në këtë klinikë si zakonisht. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme në klinikë është paraqitur një paciente me emrin Xhensila Duka, paciente që unë e njihja dhe më parë pasi i kam kryer një procedurë ekzaminimi që quhet kolono skopi”.

“Pas paraqitje së pacientes me të njëjtat ankesa si para katër vitesh, diare me gjak, sot ajo erdhi e pregatitur për të bërë këtë procedurë. Fillimisht, pacientja nuk ka paraqitur ndonjë ankesë përveç diare dhe gjak. U vu në tavolinën e punës nga infermierët Marinela dhe Soena, mbiemrat e tyre nuk i di. Shpjegoj se pacientja ishte e përgatitur me puls oksimetër, matje tensioni dhe seduar me një “cc MIDAZOLAN” dhe një “cc BUZKOPAN”.”

“ Më pas unë kam shkuar në dhomën e ekzaminimit dhe kam kryer procedurën që vazhdoj jo më shumë se rreth 10-15 minuta. Procedura është e fotografuar dhe përgjigjia është e shkruar. Është e njëjta diagnozë me atë të katër viteve më parë, për këtë paciente, do methënë rreth 20-25 cm fundore të zorrës ishin vërtet me ulceracione të shumta, siç janë karakteristike për këtë diagnozë, që quhet “kolit ulceroz”.”

“Procedura, mbaroj dhe unë jam kthyer në dhomën e kompjuterit për të përgatitur përgjigjen, komunikova dy fjalë me familjarët që ishin jashtë dhomës së ekzaminimit dhe konkretisht me motrën e pacientes, e cila sapo kishte përfunduar një procedurë të ngjashme, por për stomakun dhe jo për zorrën, të cilën e vura në dijeni shkurtimisht se procedura përfundoi”.

“Të dyja motrat janë paciente të njohura të miat, sepse i kam parë dhe herë të tjera. Ndërkohë që përgatisja përgjigjen dhe fotografitë rreth 7-8 minuta ndodhta kishin kaluar nga ekzaminimi, u ngrita dhe shkova përsëri në dhomën për të parë se çfarë po ndodh, sepse pashë të shqetësuara infermieret e personelit dhe kam parë pacienten në krevat pa puls, pa tension dhe filluam urgjent procedurat e masazhit kardiak dhe frymëmarjes me gojë”.

“Ndërkohë lajmëruam urgjencën. Procedura e frymëmarjes vazhdoi rreth 30 minuta. Erdhi Urgjenca dhe mjeku ka përdorur metodat e tij të defibrilatorit, por pacientja nuk doli në gjendje. Përveç shqetësimit, dhimbjes e keqardhjes nuk di çfarë të them. Nga eksperienca ime 30-vjeçare në këto procedura ajo që mund të them është se procedura u krye në një kohë të shkurtër dhe pa trauma”.

Pyetje: Çfarë procedure është ndjekur gjatë kohës që pacientja Xhensila Duka ndodhej në dhomën e ekzaminimit?

Përgjigje:Siç shpjegova më lart, pacientes i është vënë një puls oksimetër, i është matur tensioni, procedurë që merret paraprakisht nga stafi i infermierëve dhe më pas nga ana ime është kryer procedura e ekzaminimit të pacientes. Deri në përfundimin e kësaj procedure parametrat jetësore kanë qënë normale dhe unë u largova si zakonisht për në dhomë, me qëllim plotësimin e kartelës, në pritje të disa minutave , për të rifolur me pacienten për mënyrën e mjekimit të sëmundjes.

Pyetje: Gjatë ekzaminimit të pacientes Xhensila Duka, a duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator?

Përgjigje: Gjatë këtyre ekzaminimeve nuk është aplikuar prania e mjekut anestezist reniamator, pasi dhe dozat e sedacionit, janë të vogla dhe sot nuk ka patur mjek të tillë.

Pyetje: A duhej të shtrohej në ambjentet e tjera pas ekzaminimit pacientja Xhensila Duka dhe a duhej të ofrohej ndonjë shërbim tjetër mjekësor?

Përgjigje:Normalisht pas ekzaminimeve të kryera, lihet të qetësohet disa minuta dhe më pas kalohet në një dhomë tjetër në praninë e një ifermiereje apo familjarëve për t’u çlodhur, për t’u bërë gati për marrjen e përgjigjes së caktuar.

Pyetje: Pas ekzaminimeve të kryera a keni konstatuar tek pacientja Xhensila Duka, shqetësime të tjera shëndetësore dhe në rast se po, çfarë konkretisht?

Përgjigje: Nuk kam konstatuar asnjë lloj shqetësimi, unë i kam dhënë një diagnozë në vitin 2017 dhe kjo ishte hera e dytë me të njëjtën diagnozë.

Pyetje: A keni dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes Xhensila Duka?

Përgjigje: Nuk kam dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të thënë?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë.

Next Post
Flamur Noka jep kushtrimin: Ne nuk jemi hajdutë si këta!

Bëhet i gjallë Flamur Noka: Shtetit i bëri zbor një plak në Elbasan! Vrasja e tij, e turpshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In