Partneri ideal sipas shenjës së horoskopit
Mashkulli ideal për femrën e Dashit: Para së gjithash nga i zgjedhuri prej femrës së shenjës së Dashit kërkohet një ndershmëri dhe besnikëri e pakushtëzuar. Duhet të jetë një shok bujar dhe plot ngrohtësi, por edhe pak xheloz që të mos i mungojë kurrë kurajoja dhe ndjeshmëria. Për këtë femër ka shumë rëndësi që të ketë një besim të verbër në shokun e saj. Gjithashtu ajo ka nevojë gjithmonë edhe pse s’e pohon për një mbështetje të fortë që e kërkon më mënyrën instiktive tek partneri. Duhet të jetë i hapur, disponibël por jo mbytës. Ai duhet të dijë si ta mbrojë.
Femra ideale për mashkullin e Dashit: Mashkulli i kësaj shenje do të parapëlqejë të ketë përkrah një shoqe të jetë elegante por që të mos bjerë shumë në sy. Përkundrazi të jetë e matur, e devotshme, inteligjente, por që të mos e pëlqejë polemikën. Partnerja e tij nuk duhet kurrë t’i vejë në dukje aftësitë e saj intelektuale. Për mashkullin e Dashit ka shumë rëndësi të jetë e sigurtë për besnikërinë absolute të gruas që ka zgjedhur, ai nuk do ta falë gruan e tij as për “zbavitjen” më të vogël. Ai do që të ketë edhe një raport miqësor me gruan e tij.
Mashkulli ideal për femrën e Demit: Mashkulli ideal për femrën e Demit duhet të jetë konkret dhe praktik që nuk i krijon probleme të tepruara në bashkëjetesë, por përkundrazi ia lehtëson ato duke e bërë më të këndshme, duke u përkujdesur për të sa më shumë, në çdo mënyrë. Sigurisht që gjërat do të shkojnë mirë nëse mashkulli do të jetë zemërgjerë me të, dhe do të kujtojë përvjetorët, p.sh. me dhurata të çmuara dhe pse jo me komplimenta të sinqerta që e lumturojnë femrën e Demit. Nga partneri i saj ajo pret një veprimtari të shëndetshme dhe aktive në marrëdhëniet intime, udhëtime të shumta bashkë, dhe momente të paharrueshme në bukuritë e natyrës.
Femra ideale për mashkullin e Demit: Femra ideale për mashkullin e Demit: duhet të jetë e bukur dhe sidomos e rezervuar, partnere me të cilën të jetosh dashurinë jashtë çdo rreziku, me fjalë të tjera preferon qetësinë e privimit nga lakuriqësia e jetës mondane. Mashkulli i shenjës së Demit ka një sens të spikatur estetik që e bën të vlerësojë jo vetëm bukurinë e jashtme, por edhe atë shpirtërore të femrës dhe të së dashurës që është për të botë ndjenjash plot qetësi dhe qartësi. Ai eviton me kujdes femrën grindavece sepse i urren diskutimet dhe tensionet.
Mashkulli ideal për femrën e Binjakëve: Femra e Binjakëve tek shoku i saj do të kërkojë inteligjencë dhe zemërgjerësi por dhe elasticitet të madh pikëpamjesh dhe mendimesh si dhe një largpamësi të ndjeshme. Shoku ideal do të jetë ai që i vlerëson humorin, mprehtësinë por që do të dijë sipas rasteve të mos e rëndojë me detyra ose me peshën e xhelozisë. Ajo dëshiron të sundojë, por edhe të ketë mundësi të sundojë partnerin e saj. Ajo kërkon një mashkull që të përpiqet t’ia bëjë jetën më të pëlqyeshme, të këndshme dhe me surpriza.
Femra ideale për mashkullin e Binjakëve: Duke qënë se vetë ai është kontradiktor ai vlerëson tek femra, sidomos atë lloj sjellje që lejon të gëzojë një liri të madhe, nëse dëshiron që kjo lidhje të ketë jetëgjatësi. Ajo duhet ta pranojë pabesinë e Binjakëve dhe të mos e kritikojë. Nga femra ai pret një miqësi të madhe dhe një lloj shoqërie. Ai do të donte që ajo ta admironte në mënyrë të pakushtëzuar për gjithçka që ai bën dhe të jetë e gatshme të vihet në kërkime të emocioneve të reja.
Mashkulli ideal për femrën e Gaforres: Mashkulli ideal për femrën e Gaforres duhet të jetë i aftë t’i japë shoqes së tij një ndjenjë të vazhdueshme mbrojtjeje dhe të jetë shumë i ndjeshëm dhe disponibël ndaj butësisë (në dhënie dhe marrje) dhe të jetë i aftë të pranojë kapriçot e saj të shpeshta. Femra Gaforre pret prej partnerëve gjithashtu dhe vëmendje dhe dhurata. Në këmbim ajo do t’i japë ngrohtësi dhe përkujdesje. Ky tip femre nuk do të shkojë mirë me një tip mashkulli grindavec sepse dëshiron shumë të jetojnë në paqe. Femra e Gaforres magjepset më shumë nga mashkulli i Luanit.
Femra ideale për mashkullin e Gaforres: Kjo femër s’duhet të jetë shumë ndrydhëse, shtypëse dhe as të demostrojë se dëshiron një lidhje shumë të dëshiruar me mashkullin e kësaj shenje. Femra e tij ideale duhet të dijë ta presë me një qëndrim dashamirës. Kur dashuron, do të jetë ai që do ta kërkojë sepse këtij tip mashkulli u pëlqen shumë t’i bëjnë qejfin dhe t’i përkëdhelin si fëmijë. Gjithashtu ajo duhet të tregohet e duruar me të. Mashkulli Gaforre pret shumë dashuri dhe ngrohtësi për të cilat ka nevojë të pafund edhe pse s’do ta pranojë kurrë.
Mashkulli ideal për femrën e Luanit: Duke qënë besnikë nga natyra, femra e Luanit ka nevojë për një mik të cilin mund ta çmojë dhe ta admirojë në mënyrë të pakushtëzuar edhe për cilësitë e tij morale. Mashkulli ideal për këtë femër duhet të mbajë parasysh se sa pak e prirur është ajo për të pranuar sidomos në dashuri çdo formë kompromisi që e zhgënjen dhe e trishton. Nga mashkulli i saj kjo femër pret përkrahje, zemërgjerësi dhe marrëdhënie të ngrohta seksuale, por dhe shumë respekt që të ndihet më e lirë. Pa dyshim ajo është e gatshme t’i pranojë dobësitë e burrit që dashuron, por nuk pranon kurrë shpirtvogëlsinë.
Femra ideale për mashkullin e Luanit: Këtij mashkulli i duhet një mike me shije të holla, asnjëherë vulgare, një grua e kultivuar, inteligjente me të cilën ai mund të krenohet në shoqëri dhe me miqtë. Duke qënë xheloz ai kërkon një partnere besnike. Mashkulli i Luanit është ai që e duron më pak xhelozinë, me të gjitha rrjedhojat e saj (ndonëse vetë është tip që kërkon të sundojë të tjerët). Në këto marrëdhënie ai është i përgjegjshëm, zemërgjerë, përkrahës mjaft i gjindshëm.
Mashkulli ideal për femrën Virgjëreshë: Cili mashkull mund të bjerë kokë e këmbë në dashuri me një femër të kësaj shenje e ta bëjë të lumtur? Sigurisht që është një tip i aftë të dalë mbi tabutë, mbi mosbesimin, dhe sidomos ndrojtjen maksimale, një njeri i tillë mund ta bëjë për vete femrën e Virgjëreshës dhe ta ngrohë. Një partner i butë, mirëkuptues, të cilit i pëlqen që të ndajë me gruan që ka zgjedhur edhe gëzimet e vogla të jetës dhe entuziazmin e bukurive të natyrës. Një partner që të jetë me të mjaft romantik (ajo është ca, por ka nevojë) dhe që ta kompensojë me fantazi dhe me hove këtë natyrë kaq të llogjikshme. Dhe nëse arrin ndonjëherë që ta bëjë të ndjehet e sigurt e dhe ekuilibruar, atëherë ky do të ishte vërtet burri ideal të cilit ajo do t’i përkushtohej dhe do të merrte pjesë në çdo problem të tij.
Femra ideale për mashkullin Virgjëreshë: Për mashkullin e kësaj shenje femra ideale do të jetë ajo që do të dijë t’i vlerësojë virtytet dhe sidomos, të mbyllë njërin sy kur është fjala për të metat e tij. Nuk është thënë kot që dashuria është e verbër. Idealja do të ishte që të ketë pranë një tip gruaje që do të gjejë formulën e duhur për të arritur, që të paktën në dashuri nganjëherë instikti të qëndrojë mbi arsyen. Në qoftëse ajo është një grua që di t’i japë vlerën e duhur, besnikërisë, ndjenjës së detyrës dhe zemërgjerësisë, atëherë midis asaj dhe mashkullit të Virgjëreshës mund të lindin marrëdhënie dashurie shumë të qëndrueshme dhe ai duke dalë mbi ndjenjën e tij për të kritikuar, mund të thotë: “Ja gruaja ime ideale”.
Mashkulli ideal për femrën Peshore: Duket sikur në zgjedhjen e bashkëshortit bukuria nuk është vetëm një detaj, por për femrën e Peshores ajo mund të luajë një rol vendimtar sepse ajo e vlerëson më shumë se gratë e tjera duke qënë se i kushton më shumë rëndësi estetikës. Por natyrisht Peshorja kërkon edhe cilësi të tjera tek shoku i saj. Për shembull bujarinë dhe pasionin, duke qënë se ajo është një grua e nxehtë dhe sentimentale. Partneri i saj ideal nuk duhet të jetë kurrë banal dhe asnjëherë i parashikuar në shprehjet e dashurisë dhe pse mbetet një tip në thelb praktik dhe realist në rast se jeta nxjerr probleme. Nga jeta çift, gruaja e Peshores pret ditë intensive dhe të mbushura me angazhime, sikur këto të jenë një garanci kundër vetmisë që e urren dhe i largohet si pak gra të tjera.
Femra ideale për mashkullin Peshore: I linduri me shije artisti, mashkulli i kësaj shenje goditet vetëm nga një grua e bukur, por mbi të gjitha nga një grua harmonioze në të gjitha aspektet e jo vetën në pamje. Ajo duhet ta dashurojë atë me zjarr dhe të dijë si t’i kënaqë nevojat e tij, në fakt pikërisht nëpërmjet ndjenjave, mashkulli i Peshores shijon gëzimet më të mëdha të jetës. Duhet të jetë para së gjithash një shoqe gjithnjë e gatshme të pajtohet me veprimet e tij (dhe kjo për t’i dhënë më shumë siguri) gjithnjë e qetë (ai i urren tensionet) dhe që të dijë të ndajë me të gjitha bukuritë e artit në çdo fushë. Sidoqoftë cilësitë që mashkulli i Peshores vlerëson më shumë tek shoqja janë mirëkuptimi dhe aftësia për të mbyllur një sy kur e në qoftë se kupton ndonjë nga “hutimet” e tij. Ajo duhet të heshtë dhe të presë.
Mashkulli ideal për femrën Akrep: Partneri me të vërtetë ideal për femrën e kësaj shenje ndoshta nuk ekziston të paktën për atë, gjithmonë në kërkim të një ekuilibri ndërmjet instiktit dhe arsyes do të jetë e vështirë të konsiderojë dikë vërtetë ideal edhe kur bie në dashuri. Është e qartë se ai duhet ta trajtojë të dashurën e lindur në shenjën e Akrepit me një durim të pafund dhe duhet të dijë të pranojë teprimet dhe ekzagjerimet e natyrës së saj. Gjithmonë për ndryshimet e kursit dhe shijeve. Mashkulli i përshtatshëm për gruan e Akrepit duhet ta dashurojë me shumë pasion pa i lejuar kurrë vetes as më të voglën “lajthitje”. Por së fundi a mund të përmbahen zemërimi dhe etja për hakmarrje e kësaj femre gjithë flakë e zjarr?
Femra ideale për mashkullin Akrep: Mashkulli Akrep, ngaqë është shumë posesiv dhe pasional në dashuri do të kërkojë ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme një shoqe që t’i krijojë ndjenjën se është tërësisht në dorën e tij dhe se është gjithmonë e gatshme për t’i plotësuar dëshirat e tij. Është e sigurtë se do të dashuronte këdo që sipas tij do të ishte inteligjente dhe që do të dinte ta dëgjonte me durim, kur ai të kishte nevojë për të. E zgjedhura e tij duhet të jetë e heshtur dhe të mos kundërshtojë shumë sepse mashkulli i Akrepit nuk i ndërron lehtë idetë. Femra me të duhet të jetë sa më e ëmbël, misterioze, femërore dhe absolutisht besnike.
Mashkulli ideal për femrën Shigjetar: Po qe se do të ishte e mundur shoku ideal të zgjidhej duke pasur parasysh shenjat astrologjike – mashkulli ideal për femrën Shigjetar do të ishte i linduri në shenjën e Luanit. Bashkimi me Luanin që ashtu si ajo është zemërgjerë, kureshtar, i gjindshëm dhe ambicioz mund të quhej gati një bashkim i përkryer dhe i lumtur. Sidoqoftë shoku ideal për këtë femër do të ishte jo vetëm Luani, por edhe ai njeri që përtej cilësive të saj më të thella, do të dijë të çmojë shoqërinë e saj të këndshme, interesat e shumëfishta që i japin gjallëri si dhe aftësinë për të sakrifikuar për njerëzit që do, tipike për këtë femër.
Femra ideale për mashkullin Shigjetar: Për të përballuar mashkullin e Shigjetarit e për ta dashur vazhdimisht duhet edhe forcë fizike, po të mbahet parasysh dëshira e madhe për të lëvizuar dhe për t’u marrë me sport, si edhe drejtpeshimin e tij të thellë. Ky mashkull kërkon gjithmonë pa vetëdije një femër që ta admirojë pa rezerva, që të jetë për të një partnere e apasionuar dhe romantike dhe ashtu si ai jetën bashkëshortore ta jetojë duke jetuar, përveç marrëdhënieve fizike, edhe të gjitha ato gëzime, sado të vogla që u sjell jeta sidomos atyre që dinë t’i vlerësojnë. Pastaj në qoftë se e zgjedhura e tij di të gatuajë mirë, atëherë dashuria e tyre do të ishte një dashuri me “D” të madhe! Shigjetari është mashkulli tipik që të vjen ta zësh për gryke.
Mashkulli ideal për femrën Bricjap: Partneri më i mirë, ai që arrin ta kuptojë më mirë dhe rrjedhimisht ta dojë më shumë femrën e kësaj shenje, duhet të jetë shumë i ngjashëm me të në dashuri, një mashkull (i shenjës së Peshqve, për shembull) që di të depërtojë “mburojën” e Bricjapit që pastaj të gjejë një ndjeshmëri të pafund në të cilën femra e Bricjapit pret nga partneri i saj një mbështetje të efektshme për të arritur synimet e veta, një mik shumë të qetë që i përkushtohet i tëri detyrës së vështirë për t’i interpretuar të fshehtat dhe heshtjen që janë karakteristike për femrën e kësaj shenje. Në çdo rast një mashkull gazmor dhe optimist arrin ta shmangë atë dorë pesimizmi që shumë shpesh shfaqet në jetën e këtij tipi femre.
Femra ideale për mashkullin Bricjap: Në mënyrë të pavetëdijshme mashkulli i Bricjapit është i prirur që të kërkojë tek femra që do edhe figurën e nënës, domethënë dikë që të dijë ta pranojë pa i hapur telashe dhe pa e kritikuar edhe kur ai tregohet tepër i ftohtë, i ndrojtur dhe i rezervuar. Kjo është arsyeja pse femra ideale për mashkullin e lindur në këtë shenjë do të jetë ajo që di, me imagjinatë, të shkojë përtej asaj ç’ka shfaqet në dukje dhe sidomos, që di të tregojë gjithnjë e më shumë përkushtim absolut në dashuri, gjë që i fal siguri dhe e bën të ndjejë këtë tip mashkulli duke e pranuar dhe duke e dashuruar atë, megjithë mbylljen e tij që nuk është e lehtë për ta përmballuar në jetën e çiftit, jetë kjo që ai – nga ana e vet – do të dijë ta përjetojë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie.
Mashkulli ideal për femrën Ujor: Është vërtet pak e mundur për femrën e lindur në këtë shenjë që të ketë bashkim të lumtur me një mashkull thellësisht tradicional e me natyrë të qetë. Femra Ujor e drejtuar gjithmonë nga e reja dhe nga e ardhmja, ka nevojë që të ndihet e ngopur në dashuri për një partner tepër fantazist, origjinal dhe që i mbështetur nga sensi praktik e ndihmon atë për zgjidhjen e atyre problemeve të vogla të jetës së përditshme, që e shqetësojnë shpesh. Mashkulli i saj duhet të jetë inteligjent dhe i kuptueshëm dhe kurrë të mos e dramatizojë punën, në qoftë se ajo do të ngulë këmbë në kërkesën e saj për liri e për veprim…, ai duhet të jetë një tip burri, pra, që të dijë të mos e bëjë veten kur ngre krye xhelozia dhe pushteti i femrës së lindur në këtë shenjë.
Femra ideale për mashkullin Ujor: Mashkulli Ujor do të dojë që femra që ai dashuron të jetë me shije të hollë, e kulturuar, inteligjente, një tip femre pra pak e sofistikuar, e rafinuar por dhe shumë e arsyeshme, e cila të dijë të vlerësojë drejt dhe t’i japë vendin e duhur harmonisë fizike të çiftit, por pa lënë mënjanë kultivimin e harmonisë shpirtërore midis të dyve. Por, natyrisht duhet të jetë dhe shumë besnike, tepër e duruar dhe e aftë të kapërcejë kapriçozitetin, që është një nga karakteristikat e mashkullit të kësaj shenje. Mashkullin Ujor, që tashmë dihet që krijon me frikë lidhjet me partneren, e tremb xhelozia dhe të gjitha ato sjellje të femërore, por zotëruese, që do të kërkonin kufizimin e pavarësisë së tij. Për të bërë një jetë sa më të qetë, do të jetë e domosdoshme që mashkulli Ujor të dijë t’i japë një pamje të bukur edhe një lojë të keqe (të dijë të qeshë kur nuk qan dot).
Mashkulli ideal për femrën e Peshqve: Për femrën e kësaj shenje është veçanërisht e rëndësishme të ketë përkrah një mashkull udhëheqës, një mashkull të pjekur, mbi të cilin ajo mund të mbështet në çështjet praktike të përditshme. Ëndërruese dhe romantike femra e Peshqve do të shpresojë gjithmonë që t’i ndajë fantazitë e saj me partnerin i cili padyshim nuk duhet të jetë as shumë materialist as tepër kritik sepse ajo do të vuante shumë. Për këtë tip femre, dashuria është gjithçka, ajo do të thotë edhe mirëkuptim e mbrojtje për kapriçot e vogla. Në këmbim femra e Peshqve do t’i kushtohet totalisht mashkullit të saj, mjafton që ai t’i qëndrojë besnik. Ajo nuk e toleron tradhëtinë dhe nëqoftëse i ndodh do të reagojë dramatikisht e ashpërsisht me të gjithë forcat, duke shfryrë gjithë xhelozinë e saj.
Femra ideale për mashkullin e Peshqve: Pa dyshim, femra ideale për mashkullin e kësaj shenje do të jetë ajo që është e pajisur me shumë durim dhe ekuilibër të madh, me forcë shpirtërore, ndjeshmëri dhe romanticizëm. Ajo duhet të jetë një femër e aftë për të mos u turbulluar kur humori i partnerit do ndryshojë ashpërsisht papritur, në mënyrë të pajustifikuar. I shqetësuar nga natyra mashkulli i Peshqve kërkon në realitet paqen dhe qetësinë duke mos duruar as rutinën, as kufizimet që jeta e çiftit mund të sjellë. Tepër xheloz ai dëshiron besnikëri absolute nga partnerja e tij dhe nuk mund ta tolerojë aspak në këtë drejtim. Ai kërkon gjithashtu një femër që të jetë e zonja që të përballojë e të zgjidhë problemet dhe të jetë edhe pak autoritare për fëmijët e saj. Ky mashkull do t’i falë asaj bujari dhe ëmbëlsi.