• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Partneri i tretë tregtar me Shqipërinë, ja produktet që importojmë nga Kina

by A R
04/02/2020 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtia me Kinën zuri 6.9 për qind të volumit tregtar gjatë vitit 2019, duke u zgjeruar në raport me një vit më parë me 0.7 për qind. Tregtia dominohet nga importet, të cilat vitin e kaluar ishin 9.6 herë më të larta se eksportet.

Sipas të dhënave të INSTAT tregtia me Kinën gjatë vitit të kaluar u zgjerua kryesisht në drejtim të importeve, të cilat shënuan një vlerë prej 59.7 miliardë lekësh (458.4 mln euro) me një rritje me 11 për qind në raport me vitin 2018. Importet nga Kina janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit pas një rënieje me 2.6% në vitin 2017. Kina është partneri i tretë i vendit sa u përket importeve, pas Italisë e Turqisë, me 7.4% të totalit.

Sipas të dhënave të INSTAT importet dominohen nga pajisjet elektrike, hidrosanitarë, makineri të cilat përbejnë rreth 40 për qind të totalit me një vlerë mbi 23 miliardë lekë.

Artikujt të gizës dhe çelikut përbejnë edhe grupin e tretë më të importuar në vend nga Kina me një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh gjatë vitit 2019, me rritje 70% në raport me një vit më parë.

Veshjet janë grupi i katërt dhe i pestë mallrave më të importuara nga Kina për tregun shqiptar me një vlerë prej 5.2 miliardë lekësh me një rritje 17 për qind krahasuar me vitin 2018.

Importet e plastikës nga Kina u përllogaritën me një vlerë 2.1 miliardë lekë ose me një rritje vjetore me rreth 13.4% me 2019 dhe importi i mobiljeve kineze shënoi 2.3 miliardë lekë me një rritje mbi 8% në raport me vitin 2018.

Peshë të konsiderueshme në importe zënë dhe Mobileritë, krevatët, dyshekët, llampat dhe pajisjet e ndriçimit etj.

Eksportet Shqiptare në Kinë arritën një vlerë prej 6.2 miliardë lekësh gjatë vitit 2019 me një rritje vjetore vetëm 1 për qind. Madje në raport me vitin 2017 eksportet “Made in Albania” në Kinë shënuar rënie me 26%.

Eksportet shqiptare në Kinë dominohen nga Kromi. Eksporti i xeheroreve zuri shënoi 5.9 miliardë lekë në vitin 2019, duke zënë 95 për qind të totalit të eksporteve me Kinën. Edhe në vitin e kaluar eksporti i kromit është dominues në mallrat që Shqipëria shet në Kinë.

Tregtia me Kinën e thelloi me tej deficitin tregtar në vitin 2019, si pasojë e rritjes së importeve me ritme dyshifrore. Deficiti shënoi një vlerë prej 53.5 miliardë lekësh duke u zgjeruar me 11 për qind në raport me vitin 2018, shkruan ‘monitor’.

Gatë vitit 2019 rritjen më të madhe e kanë shënuar importet nga Turqia (+14,0%), Kina (+11,0%) dhe Greqia (+4,3%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë:Italia (-6.3%),Gjermania (-6.2%) dhe Rusia (-8.2%).

Gjatë vitit 2019 eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 63.9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34.4%), Greqia (7.5%), Kina (7.4%) dhe Turqia (7.2%).

Next Post
Pse mësimet e Sun Tzu-së, mbeten të preferuarat e udhëheqësve të sotëm politikë

Pse mësimet e Sun Tzu-së, mbeten të preferuarat e udhëheqësve të sotëm politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In