Kujdesi ndaj vetes është një industri e tërë që merret me imazhin dhe paraqitjen fizike të çdokujt. Deri më tani, më të tërhequrat pas saj kanë qenë femrat, të cilat janë përpjekur gjithnjë të kurojnë veten në çdo detaj. Vitet e fundit, është vënë re se meshkujt kanë shfaqur një interes të shtuar në kujdesin e tyre personal, qoftë nga veshja, ndërhyrje të vogla apo mirëmbajtje estetike.
Në panelin e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, mes Genta Gjalpit, Iva Kalemit, Skerdi Farias dhe Bruno Pollogatit, ndërsa diskutohej kjo temë, pati edhe qëndrime të prera lidhur me të. Genta Gjalpi thotë se nuk do e pranonte dot një partner të tillë.
Genta Gjalpi: Dikush që e mban veten, po. Dikush që bën buzët dhe qerpikët, absolutisht jo. Edhe meshkuj që vishen me mëndafsh, me rozë, me çanta të vogla rozë…
Katerina Trungu: Po, ka plot, po.
Genta Gjalpi: Okej, ata le të jenë, mua syri im nuk e pëlqen.
Katerina Trungu: Nuk do e pranoje një partner të tillë?
Genta Gjalpi: Nuk jam radikale… partner? S’bëhet fjalë! Jo! Besoj se as ai vetë nuk është duke kërkuar partnere. Plus që unë s’i ndaj çantat e mia, por nuk e shoh veten…
Por si do të vepronte nëse një djalë që kujdeset në këtë formë ndaj vetes, do i shprehte pëlqimin e tij?
Genta Gjalpi: Gjatë kohës që ne do ishim miq do kuptonte çfarë lloj tipash më tërheqin mua dhe nuk do e linte mendja të më shprehte një gjë të tillë.