Përfundimi i ndeshjes mes Partizanit dhe Tërbunit ka revoltuar tifozët kryeqytetas. Burime nga qyteti i Pukës bëjnë me dije se dhjetëra guerrilas kanë shkulur stolat duke i hedhur ato në fushë.
Policia, e ndodhur prezentë, ka ndërhyrë për të qetësuar situatën e krijuar. Partizani fitoi me rezultatin 2-1 në fushën e Tërbunit, po tifozët e kuq janë shprehur se janë provokuar nga forcat e rendit.
Sipas tyre, dy policë kanë grisur parrullën e Partizanit.