• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani-Skëndërbeu, përballja e kryesuesve sot në “Selman Stërmasi”

by Java News
29/10/2018 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e fundit e javës së 10 të Kategorisë Superiore, një takim që do të përballë kryesuesit e kampionatit, Partizanin, dhe ndjekësin e tyre, Skëndërbeun.

Janë të mëdha pritshmëritë e kësaj ndeshjeje në aspektin sportiv, pasi bëhet fjalë për dy nga skuadrat më në formë të fazës së parë të këtij sezoni. Të kuqtë e drejtuar nga Skënder Gega kanë treguar një vazhdimësi loje dhe rezultatesh, pa shumë bujë. Golat nuk kanë qenë të shumtë, por nuk i kanë munguar, falë edhe formës shumë të mirë të treshes së sulmit Bardhi, Asani dhe Males. Megjithatë, për të mbajtur kryesimimin e kampionatit deri në këtë javë kanë kontribuar thuajse të gjithë lojtarët e Partizanit me golat e tyre, por edhe reparti i prapavijës me mbrojtjen më të mirë të kampionatit, tregon shumë për balancat e kësaj skuadre.

Me një fitore më pak dhe një barazim më tepër, Skënderbeu i Orges Shehit e ndjek me dy pikë diferencë Partizanin deri në prag të kësaj jave të 10. Humbjen e vetme të kuqve ia ka shkaktuar pikërisht skuadra kampione në fuqi, me një penallti në ndeshjen hapëse të sezonit, një takim që e humbi sensin dhe vëmendjen sportive për shkak të ngjarjeve të ndodhura me tifozët.

Gjithsesi, ajo situatë duket e lënë pas dhe të gjithë janë të përqendruar tek një kampionat që po bëhet më i vështirë për t’u menaxhuar nga java në javë. Edhe për këtë takim Shehi pritet të mbetet me skemën sulmuese 4-3-3, ku dyshja Gripshi-Bregu do të jenë dhe pikat e referimit, në mbështetje të Oto Xhon apo Krasniqit që udhëheq sulmin.

Ndërkohë që mungesa e Muzakës nuk është një problem i thjeshtë për t’u zgjidhur, edhe pse korçarët janë të bindur se alternativat janë në nivel shumë të mirë. Ndërkohë, në prapavijë Skëndërbeu është skuadra e dytë, pas Partizanit, me mbrojtjen më të mirë, vetëm dy gola më shumë të pësuar se kryeqytetasit, duke e bërë edhe këtë repart një pikë të fortë nën udhëheqjen e kapitenit Radas.

Përtej statistikave, ndeshja Partizani-Skëndërbeu pritet të jetë qershia mbi tortë e kësaj jave të kampionatit, për shkak të rivalitetit të madh që kanë të dyja ekipet brenda dhe jashtë fushe. Gjithçka do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke filluar nga ora 19:00

a.ç

Next Post
‘Bularati’, ministria e Jashtme greke thërret për sqarim ambasadoren shqiptare

'Bularati', ministria e Jashtme greke thërret për sqarim ambasadoren shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In