• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani-Skënderbeu, FSHF: Dhuna mund të ishte evituar

by Java News
01/11/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna në “Elbasan Arena” mund dhe duhej të ishte evituar. Supersfida e Kategorisë Superiore ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut do të kishte qenë një festë e futbollit, pavarësisht rezultatit. Mësymja e forcave të rendit në tribunën ku ndodheshin ultrasit e Partizanit u realizua pa koordinimin e duhur me aktorët e tjerë, çka solli agravimin e situatës. Sqarimi vjen nga shefi i sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysjen Nurishmi.
“Duhet të ketë një koordinim, pra edhe policia në rastet kur vepron, do të ishte mirë që përpara veprimeve të kishte një mini-mbledhje me zyrtarët e ndeshjeve dhe me klubin, për të marrë masa në rastet kur situata del jashtë kontrollit. Me rregullore, në rastet kur tifozët nuk qetësohen ose vazhdojnë veprimet e dhunshme, gjyqtari ndërpret lojën deri sa ai sektor i tribunës të zbrazet. Kështu shmangen incidentet dhe imazhet jo të mira për futbollin shqiptar. Është momenti kur klubet të kenë një oficer sigurie, siç është e parashikuar edhe në rregullore. Ai ka detyrën të koordinojë masat paraprake me policinë dhe federatën, për të mos arritur deri në veprimet e dhunshme, ndërsa siguria në stadiume garantohet me ligj nga policia e shtetit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë.”
I pranishëm në stadium në rolin e delegatit, Nurishmi tregoi tensionin që ekzistonte ndërmjet dy tifozerive përpara dhe gjashtë ndeshjes, ndërsa foli edhe për argumentin zyrtar të policisë së Elbasanit për ngjarjen.
“Ishte ndeshje me tension. Kishte incidente në fillim të ndeshjes jashtë stadiumit, ndërsa të dyja tifozeritë ofenduan gjatë gjithë kohës. Me anë të sistemit audio të stadiumit bëm thirrje disa herë që kjo të ndalonte. Kishte edhe hedhje te mjeteve pirroteknike. Deri në minutën e 82-të, kur në ishim të fokusuar te faulli i shkaktuar nga Vangjeli, shikojmë që disa persona po hynin në stadium me një vajzë që ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa më pas pamë që policia kishte ndërhyre te ai sektor ku ishin tifozët ultras të Partizanit. Në ato momente ishte e vështirë të komunikonim me policinë, ndërsa më pas në bisedën me drejtorin e policisë së qarkut të Elbasanit. Versioni i policisë ishte që ata ishin goditur nga tifozët e Partizanit në atë sektor dhe për këtë arsye reaguan.”
E pazakontë ishte edhe ndërprerja e ndeshjes pas episodeve të dhunës, pasi tifozët e lënduar u futën në fushë për të marrë ndihmën e shpejt. Njsituatë që duhet evituar në të ardhmen, pasi mund të shërbejë si mënyrë për të ndërprerë ndeshjes sipas oreksit të njërës apo tjetrës skuadër.
“Situata doli jashtë kontrollit, pasi duke parë që ai sektor ishte i mbipopulluar dhe njerëzit ishin në panik, policia e pa të arsyeshme që ato 2-3 persona të dëmtuar ti nxirrte nga dyert e emergjencës, për ti dërguar pranë ambulancës që ndodhej në afërsi të fushës. Në sytë e imazhit, pra në kamera nuk është një shfaqe e bukur. Por, ky ishte rasti i parë dhe është një mësim si për ne, ashtu edhe për klubet.”
Për të evituar dhunën në vazhdim të kampionatit, shefi i sektorit të garave në FSHF kërkoi përgjegjshmëri nga klubet dhe policia, ndërsa paralajmëroi takime në të gjitha nivelet që dhuna të mos përsëritet.
“Do të mendojmë që të kemi një takim pune me drejtorinë e policisë, me ministrinë e rendit dhe me klubet, për ti paraprirë që ky fenomen të mos jetë më prezent në shkallët e stadiumit pasi është një precedent jo i mirë. Është hera e parë që përleshjet ndodhin në këtë shkallë të lart. Klubet të jenë më të përgjegjshëm, gjithashtu edhe policia e shtetit, të ketë koordinim dhe bashkëpunim, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ketë një plan masash konkret dhe të dime si të veprojmë kkur gjendja është e agravuar”.
SS/d i

Next Post
Kryeministri irakian: Luftëtarë të ISIS, dorëzohuni ose vdisni!

Kryeministri irakian: Luftëtarë të ISIS, dorëzohuni ose vdisni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In