Partizani e ka nisur me disfatë fushatën e saj në “Europa League” teksa është mundur me rezultatin 1-3 në “Selman Stërmasi”.
Të kuqtë e nisën në mënyrën më të mirë takimin pasi në minutën e 5-të Xhevahir Sukaj gjeti rrjetën me një gol tepër të bukur nga një kënd mjaft i prirët. Goli duket se zbehu nënkampionët e Shqipërisë të cilët pak nga pak i lanë zotërimin e lojës miqve nga bullgaria.
Në minutën e 27-të do të niste edhe përmbysja teksa fillimisht Kossoka do rikthente baraspeshën para se Nedelev në të 62-ën me një goditje kirurgjikale të dërgonte shifrat në 1-2. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt përfundimit, Botev shwnon edhe golin e tretë me anë të Kossoko për të vulosur shifrat përfundimtare.
Një rezultat aspak i kënqshëm për Partizanin i cili pëson 3 gola në fushën e saj duke e vështirësuar së tepërmi ndeshjen e kthimit që luhet javën e ardhshme me datë 6 korrik në Bullgari.
a.ç










