Këngëtarë të ndryshëm janë sensibilizuar me situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria, ku njerëzit janë izoluar në shtëpitë e tyre për të shmangur rrezikun e prekjes nga pandemia e Koronavirusit.
Ndërkohë që kjo periudhë i ka anuluar mbrëmjet ‘live’ në baret e natës, artistët e kanë gjetur mënyrën për të qenë pranë publikut.
Ermal Meta, këngëtari i famshëm nga Fieri që jeton në Itali, fitues i Sanremos, prej disa ditësh zhvillon koncert live nga rrjetet sociale, ku nga shtëpia e tij performon këngë të ndryshme.
Në shfaqjen e fundit, këngëtari i famshëm ka zgjedhur të eksperimentojë me tekst në italisht, por nën këngën “Partizani n’lufte po shkonte”.