• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani kërkesë zyrtare: Duam fitoren në tavolinë me Tiranën

by Java News
04/12/2016 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, në momentin e ndërprerjes së derbit në minutën e 65-të për marrjen e trepikëshit në tavolinë, administrata e klubit të kuq ka vepruar edhe zyrtarisht. Pak orë para luajtjes së 27 minutave të mbetura mes Tiranës dhe Partizanit, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë zyrtare në të cilën kërkohet fitorja e ndeshjes në tavolinë, duke qenë se klubi pritës, që ishte Tirana, kishte dështuar në marrjen e masave të organizimit të takimit. Burime pranë FSHF-së kanë bërë me dije se në kërkesën e Partizanit, ndër të tjera thuhet: “Mospërmbushja e përgjegjësive për zhvillimin e ndeshjes ka prodhuar ndërprerjen e saj dhe në bazë të nenit 65 të Kodit të Disiplinës, duhet të nisë një proces disiplinor, si dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës pritëse FK Tirana”.

Por klubi i kuq nuk është ndalur me kaq e ka kërkuar edhe revokimin e licencës së stadiumit “Selman Stërmasi” për atë që ndodhi në derbi, me argumentimin se nuk ishin marrë masat për një linjë rezervë ose gjenerator pas ikjes së dritave. “Skuadra pritëse në rastet e ndriçimit artificial është e detyruar të ketë një linjë alternative energjie, e cila në bazë të verifikimeve në terren nuk ka qenë e vendosur, çka ka sjellë edhe cenimin e garës. Kështu që kërkojmë masën disiplinore gjobë shoqëruar me revokimin e licencës për luajtjen e ndeshjeve në stadiumin ‘Selman Stërmasi’”, thuhet në pretendimet e klubit të kuq.

Por zhvillimet e orëve në vijim, pas dërgimit të shkresës në FSHF, mund të detyrojnë klubin e kuq që të tërhiqet nga kjo pikë, duke qenë se ka nisur negociata me drejtuesit e Tiranës për të luajtur ndeshjet shtëpiake pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Përgjegjësitë

Por klubi i kuq ka kërkuar edhe ndëshkime të zyrtarëve të FSHF-së që kanë qenë të deleguar për mbarëvajtjen e këtij takimi. “Duam që personat përgjegjës pranë institucionit tuaj që ishin ngarkuar me verifikimin e standardeve në ndeshjen Tirana-Partizani të mbajnë përgjegjësi”, kanë shkruar zyrtarët e klubit të kuq në kërkesën e tyre. Ata gjithashtu kanë bërë me dije se do të ndjekin të drejtën e tyre deri në fund dhe duan nga FSHF-ja që pretendimet e tyre të shqyrtohen me përgjegjësi, duke përmendur se do të ndiqen hapa civilë dhe penalë në lidhje me çështjen në fjalë.

Takimi mes Tiranës dhe Partizanit u ndërpre për shkak të një problemi elektrik që kishte në zonën ku ndodhet stadiumi “Selman Stërmasi”. Edhe pse vetëm një minutë pas marrjes së vendimit për të ndërprerë ndeshjen, energjia në stadium u rikthye, skuadrat u larguan nga impianti dhe pjesa e mbetur e takimit u zhvillua një ditë më pas, në orën 14:00. Derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon futbollistik përfundoi në barazim pa gola.

Shkresa, pritet vendimi i Disiplinës

Edhe pse klubi i kuq mund të ketë ndryshuar mendje në lidhje me disa prej kërkesave që ka bërë në Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Tiranës, e cila u luajt në dy ditë, Disiplina pritet që të shqyrtojë pretendimet e Partizanit. Klubi i kuq vazhdon t’i mëshojë fitores në tavolinë.

Gjatë javës së ardhshme në mbledhjen e radhës që Komisioni i Disiplinës do të ketë, pritet të jepet një vendim për kërkesat klubit kryeqytetas. Gjithsesi duhet thënë se shanset që Partizani të marrë trepikëshin në tavolinë janë shumë të vogla, pasi takimi u luajt të premten, pas ndërprerjes që pati një ditë më parë, për shkak të problemit me energjinë.

Rregullorja, ja çfarë thotë neni 65 i Kodit të Disiplinës

* Personat juridikë, shoqatat dhe klubet që dështojnë në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre në përputhje me nenin 65 do të dënohen me gjobë.

* Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillimi i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë.

* Organi gjykues ka të drejtë të vendosë dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktimeve këtu në këtë kod, por thjesht për çështje të mospërmbushjes së standardeve të sigurisë.

Next Post
Çfarë nuk u dëgjua në Kuvend/ “Sali të dua”, ” S’ke faj, ka kohë që s’të punon…”, “O Nastradin shkarravinash”

Kur Berisha “zbutet”/ Takon kundërshtarin socialist me buzëqeshje në fytyrë (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In