Sulejman Starova nuk do të jetë më trajner i Partizanit, vendim që është bërë i ditur pas takimit të tij me presidentin Gazmend Demi. Në vend të tij emërohet italiani Andrea Agostinelli.
Trajneri 60-vjeçar nuk do të largohet nga të kuqtë, pasi do të ketë rolin e këshilltarit të presidentit për mbarëvajtjen e klubit.
Agostinelli do të prezantohet zyrtarisht më 4 janar, kur do të nisë edhe drejtimin e skuadrës.