• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani barazon me Apoloninë 1-1/ Trajneri Daja :“Në 10 minutat e fundit bëmë çdo gjë gabim”

by Java News
09/01/2021 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Elbasan Arena”, ndaj Apolonisë së vendit të fundit. Trajneri i të kuqve, Ilir Daja, u shpreh jo fort i kënaqur nga ky takim, teksa në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

ANALIZA E NDESHJES- Mbas ndeshjes nuk dua të bëj moviolën e situatave. Manovrën e sulmit e kishim ndërtuar jo drejtë. Situatat e krijuara duan më shumë sakrificë para portës. Siç ishte rasti i Malës dhe Solomon. Nuk dua të krijoj alibi te lojtarët e mi, në 10 minutat e fundit kemi bërë çdo gjë gabim.

Nganjëherë ekipi edhe nuk funksionon. Nuk ishte orientimi i jonë që të të tërhiqeshim mbrapa. Na mungojnë ndërrimet. Mund të kishim ndërhyrë më shpejt. Mbrojtja e rezultatit në një terren të tillë, me një kundërshtar që do të bënte gjithçka, nuk e zgjidhëm mirë. Duhet ta mbanim më shumë topin, për të mos i krijuar mundësi kundërshtarit që të na penalizonte në momentet e fundit.

MERKATO- Na duhet të ndërhymë. E dimë që merkatoja e janarit nuk ofron shumë mundësira për lojtarë cilësor. Me Zhunior dhe Muratajn kemi marrë 2 cilësi. Nuk duhet të nxitohemi, në merkaton e janarit mund të bëhen gabime. Futbolli është një sport subjektiv. Na duhen dublime në mbrojte. Mos na ndodhin si dy ndeshjet e fundit, që të pozicionojmë në ato vende lojtarë jo në role natyrale. Duhet të dublojmë rolet. Vetëm 3 ndërrimet e para i kemi bërë në kohën e duhur. Nuk kishim në stol mbrojtësa, ndaj vonuan ndërrimet  e tjera. Duhet të freskojmë ekipin pa prishur rolet natyrale.

PARAQITJA E MELOS- Unë jam i kënaqur me përpjekjet që bëri Melo. Mungesa e ndeshjeve mund të bëjë që lojtari të humbasë rritmini. Nga Melo pritet një tjetër cilësi loje. Jam i kënaqur në aspektin e motivimit. Nëse vazhdon kështu, do të na ndihmojë në të ardhmen. Të gjithë lojtarët kur futen në fushën e lojës duhet të japin maksimumin. Mungesat në mbrojtje duhet t’i mbulojmë me filtrat e parë.

PROBLEMET NË 30 METRAT E FUNDIT- Kur flitet për 30 metrat e fundit, lojtari ka 2 opsione, në momentin që ka pika pasimi, që duhet të jenë me 3-4 lojtarë, mund të themi që lojtarët nuk janë altruist. Kur shkohet me 1 ose 2 lojtarë, nuk janë hapësirat e duhura për të pasuar. Në zonën e golit duhet të kishim shkuar me shumë lojtarë. Sigurisht që ka pasur momente, do t’i shikojmë me kujdes, për të ndarë pjesën nëse kanë qenë jo altrusit apo kanë qenë veprime individuale të tepruara.

MUAJI I VËSHTIRË- Nuk ka ndeshje të lehta. E pamë sot edhe me Apoloninë. Lojtarët motivohen shumë më tepër me ndeshjet në letër më të forta. Ne kishim shansit ta mbanim distancën me 7 pikë larg. E kanë merituar këtë distancë. Do të jemi shumë aktiv në merkato, për të përforcuar këtë grup dhe t’i marrim gjërat me radhë”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

Next Post
Nën presionin e Apple/Ja rrjeti social ku “strehohen” trumpistët? Google e bllokon

Nën presionin e Apple/Ja rrjeti social ku “strehohen” trumpistët? Google e bllokon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In