Liderët e katër partive kryesore kanë arritur marrëveshje edhe për emrat e dy ministrave që janë propozuar nga opozita. Siç mësohet, Oliver Spasovski do të jetë ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Frosina Remenski – ministre e Punës dhe Politikave Sociale. Spasovski është sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, ndërsa Remenska mban postin e nënkryetares.
Përveç tyre në postin e zëvendëministrit të financave është zgjedhur Kire Naumov, ndërsa në ate të bujqësisë, Lupço Nikollovski. Ndërkohë, pak orë më parë ishte arritur marrëveshje për Ligjin për Qeverinë, që parasheh që zëvendësministrat të kenë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të ministrave, vetëm për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe jo për çështje të tjera.