• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partitë, “pararoja” e turmave të verbëra

by Ilir Çumani
20/02/2017 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Çumani

Kush dëshiron anëtarësimin në një parti politike në Shqipëri, është fare e thjeshtë. Po, po! Eshtë shumë e thjeshtë. Kemi plotë, plotë… Mbi 140 parti e partiçka të vockla. Por, me një kusht: Së pari, duhet të njiheni me “manifestin” e tyre, të mësoni 10 cilësitë e çmuara të “idealit” që ato kanë…!

1 – Nëse dëshiron të njohësh një popull të nënështruar dhe një komb që hera herës “noton” i përhumbur në ndërgjegje dhe vetëdije kombëtare, merrni leksione dhe lexoni “manifestin” e partive tona. Ato janë të njëjta dhe nuk ndryshojnë nga njëra tjetra.

2 – Në Shqipëri, partitë politike janë “anestezia” që në mënyrë konstante mbajnë në gjumë letargjik popullin e vet.

3 – Pas 27 vitesh pluralizëm politik, partitë mbetën pjesë e gjenezës së tyre; copëza mbetjesh të mitrës së përgjakur të nënës që i lindi dhe i rriti: Partia e Punës.

4 – Në Shqipëri, partitë janë si bisha të urritura; partiçkat, krijesa po aq të lebetitura e të llahktarisura. Në çdo çast, ato janë të gatshme të hanë edhe krijesën e vet….!

5 – Partitë janë si“fallxhorët”. Ushqimi i përditshëm i tyre janë njerëzit e varfër, turmat lumpiane dhe të dëshpëruara – viktimat e tyre.

6 – Partitë janë lojtarë të shkëlqyer të bixhozit. Letrat dhe gurët e tavllës që ato i luajnë, është populli, i cili historikisht është udhëhequr dhe udhëhiqet nga turmat e verbëra.

7 – Partitë janë si prostitutat “vip”. Gjatë sundimit ato miklohen por, edhe egërsohen, hynë në garë me njëra – tjetrën kush të kafshojë më shumë pjesë nga Atdheu i përbashkët. Pas zgjedhjeve, ato shkëputen nga turmat dhe jetojnë në pallate luksoze, shtrojnë tryeza dreka dhe darka qeveritare nëpër salla mondane, bëjnë diplomaci e pazare të ndyra nëpër resorte e aviona çarter… Kur trokasin zgjedhjet e radhës, sërish “prostitutat vip” zbresin poshtë në turma. Dalin në semafor dhe fshehtas, ato i shkelin syrin njëra – tjetrës për të kapur gjahun e radhës.

8 – Partitë janë “bakterie” të këqia. Ato gjallojnë vrullshëm në trupin e një populli të tërë që dergjet në stratin e të sëmurit kronik në dispancerinë – Atdhe.

9 – Mileti – elektorati, tradicionalisht është i ndarë në parcela mes partive. Mirëpo, gjithmonë të fituara kanë dalë dhe dalin këto të fundit, duke e lënë popullin me gisht në gojë. Deri kur…?!

10 – Për sa kohë do të vazhdohet të tubohet në sheshe e zgërqe të fëlliqura mes moçaleve për partitë dhe partiçkat tona të “ëmbëla” dhe të “dashura”, për aq kohë ato nuk do të kursehen t’ia bëjnë në kokë të gjithë shqiptarëve…!

Nëse ende nuk ke asnjë kundërshti i dashur populli im, shko dhe anëtarësohu… Rrofshin e qofshin partitë mbi të gjitha!

 

Next Post
Më në fund Topalli i bashkohet protestës: Magjepsëse! (dhe disa ‘leksione’ për Bashën)

Më në fund Topalli i bashkohet protestës: Magjepsëse! (dhe disa 'leksione' për Bashën)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In