• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partitë e penalizuara/ KQZ propozon gjoba për reklamat politike në TV në zgjedhjet e 6 marsit 2022

by Java News
06/10/2023 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport auditimi i KQZ-së nxjerr në pah tejkalimin e kohës televizive për reklama politike nga ana e disa operatorëve audio-vizivë si dhe diferenca mes kohës së transmetimit dhe shpenzimeve të deklaruara nga Partitë politike.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të shtyjë të premten shqyrtimin e propozimit për gjoba ndaj dhjetra Ofruesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) dhe për Partinë Demokratike, për shkelje të Kodit Zgjedhor sipas një raporti për shpenzimeve financiare në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit 2022.

Masat administrive me gjobë propozohen për 29 televizioneve, kryesisht lokale dhe variojnë nga 3 mijë deri në 3 milionë lekë.  Ndërsa për PD-në propozohen dy gjoba për mosparaqitje të raportit financiar brenda afatit ligjor dhe mosbashkëpunim me KQZ-në.

Verifikimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore në media nga ana e administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nxjerrë si problem tejkalimin e kohës televizive nga disa OSHMA apo diferencën mes kohës së trasmetimit dhe shpenzimeve të deklaruara nga partitë.

Në deklarimet e shpenzimeve për reklama politike, vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim (Partia e Lirisë), ka deklaruar shpenzime për reklama politike, ndërsa Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë deklaruar zero shpenzime.

LSI ka deklaruar shpenzime në  vlerën 5.003.936 lekë për Syri tv, 1.170.379 lekë për TV Klan dhe 20.000 lekë për Apollon TV, por sipas monitorimit të KQZ-së ka diferencë të padeklaruar në minutat e transmetimit.

Raporti i KQZ-së vëren se në raportet e partive u evidentuan disa problematike në shkelje të ligjit zgjedhor si; mosdorëzim i raporteve financiare nga kandidatët e listave shumemërore; – mungesë e dokumenteve justifikuese mbi shpenzimet e kryera gjatë fushatës; mospërputhje për reklamat politike në media dhe mosbashkëpunim me KQZ.

Ndërsa për OSHMA-t u konstatuan; tejkalim i 90 minutave të lejuara; mosdorëzimi i tarifave zyrtare dhe mosbashkëpunim me KQZ.

“Nga përllogaritjet e minutave vihet re se ka diferenca për disa parti politike midis deklarimit të bërë për reklamë politike në raportin financiar dhe minutave të transmetuara, përllogaritur nga KQZ-ja,” thuhet në raportin e KQZ-së.

Këto diferenca llogariten me dhjetra milionë lekë sipas një përllogaritje që KQZ ka bërë duke marrë si bazë tarifat zyrtare të OSHMA-ve me numrin e minutave të monitoruar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për reklamat politike.

Këto diferenca, KQZ i ka konvertuar në vlera monetare, që tregon se partitë politike janë në “borxh” me TV-të për dhjetra milionë lekë kohë televizive në reklama politike të papaguara.

Reklamat e papaguara për Partinë Demokratike llogariten në vlerën 3.896.100 lekëve në televizionin News24 dhe 1.356.615 lekë në StarPlus.

Partia e drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta është partia më “borxhlie” me afro 12 milionë lekë, edhe pse ajo ka deklaruar në KQZ pagesat për reklama televizive.

Sipas llogaritjeve të KQZ,  LSI (PL) ka minutazh reklamash të papaguara në vlerën 9.573.584 lekë në Top Channel, 2.064.997 lekë në Syri TV, 4.289.501 lekë në televizionin kombëtar Klan, 1.364.410 lekë në Klan News si dhe 1.997.692 lekë për Klan Plus.

Televizioni Star Plus ka transmetuar reklamë për PS-në në vlerën 1.737.216 lekë, por PS i ka thënë KQZ-së se kjo është bërë në mënyrë të njëanshme, pasi ky subjekt nuk ka kontraktuar asnjë shërbim për reklama politike në asnjë televizion.

TV Klan e ka justifikuar diferencën me uljen e çmimeve pas këmbënguljes së partive për mungesë buxheti,  ndërsa News 24 ka deklaruar se reklama e PD-së është transmetuar falas, veprim që parashikohet në ligj.

Në tejkalim të minutazhit prej 90 minutash është gjetur Syri TV me 114 minuta për Koalicionin “Shtëpia e Lirisë” dhe Tv Star Plus, i cili e ka tejkaluar për PS-në, 148 minuta dhe për PD-në në 115 minuta.

Raporti vë në dukje se 26 OSHMA nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për të dorëzuar tarifat zyrtare për reklamat televizive. Masat administrative nga 3 mijë deri 90 mijë lekë për mospublikim të tarifave apo tejkalim të minutazhit propozohen për 26 operatorë të transmetimeve audio-vizive. Për mungesë bashkëpunimi me KQZ-në masa administrative janë propozuar edhe për Top Channel, Syri Tv  dhe Star Plus./BIRN

Next Post
“Ethet” e 11 dhjetorit/ Do të formojnë parti të re Berisha e Meta, nëse Basha s’largohet?!

Meta 'siluron' Berishën: Me këtë regjim, çdo marrëveshje e heshtur është krim! Duhet bashkëpunim sa më i sinqertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In