• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partiçkat

by Artur Ajazi
26/08/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave të reja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë duhen aktorë të rinj”. Zgjedhjet dhe rezultati i 11 Majit, tregoi se “partiçkat u krijuan nga matrapazë dhe jo nga përfaqësonjës të brezit të ri të politikanëve”. Edhe rezultati i marrë nga partiçkat, po ashtu dhe sherret banale dhe fyese për ato vota që morën nga shqiptarët, treguan formimin  real të kryetarucëve, që deri para 11 Majit, dilnin në ekrane duke ftuar shqiptarët “votoni për ne, jemi e ardhmja juaj”. Sa qesharakë. Por ja që në listën e kandidatëve, kryetarucët kishin vendosur emrat e tezeve, hallave, dajave, mamave, baballarëve, nipërve, me soj dhe sorrollop, dhe asnjë emër tjetër, anëtari apo kontribuesi. Pra, ende pa nisur mirë nga rrugëtimi i tyre drejt një “politike progresiste”, ata kishin nisur matrapazllëqet me lista dhe emrat e kandidatëve.

Zoti e deshi, që ata të merrnini vetëm 1 deputet, dhe ai me sherre dhe shamata. Madje u shanë me libër shtëpie kryetarucët e partiçkave, aq sa ata që kishin votuar për ata, shqyen sytë dhe thanë me vehte se “si votuam ne për këta pazarexhinj”. Por ja që, fushata mbaroi, rezultati u shpall, ashtu edhe lista emërore e deputetëve, ku partiçkat e “politikës së të ardhmes Shqipërisë”, me shumë sforco morën 1 deputet. Dhe sherri nuk ka mbaruar, pasi kryetarucët e tyre  nuk e kanë mbyllur sherrin akoma.

Kjo natyrisht është për të qeshur dhe për të qarë. E ndërsa shqiptarët presin, që nga gjiri i tyre të dalin emra të rinj, për të përfaqësuar denjësisht politikën e re europianiste në këtë vend, shohin se si krijohen partiçka me familjarë dhe farafis kryetarucësh, dhe pastaj durojnë dhe lexojnë në media edhe sherret banale mes tyre. Të joshur nga politika e vjetër 35 vjeçare, dhe të kthyer në “ushtarë” të kastës së vjetër të kësaj politike, ata vegjetuan fare pak në skenën e madhe, duke menduar se do të kishin fitime të mëdha. Harruan se “luani nuk të hap rrugë kollaj”, dhe se pjesën më të madhe kërkon ta hajë vetë. Edhe pse në fushatë u ftuan nga opozita ti bashkohen asaj, ata me gjoja “fodullëk” deklaruan se “ne do të jemi fituesit e 11 Majit”.

Në fakt, kallauzi ishte gjetkë. Pazaret ishin bërë, dhe pazaret po bëhen akoma dhe sot pa nisur  10 Shtatori. Shqiptarët e dinë tanimë se, partiçat e reja, dhe kryetarucët e tyre, janë thjesh pazarexhin, matrapazë, dhe leva të bindura të politikës së vjetër, me seli në ish-SHQUP. Në politikë nuk mund të futesh me formim të gjysmuar, dhe plane të paracaktuara për të fituar “llokma të mëdha”, pa e nisur fillimisht nga pika zero. Shqipëria (si vend ballkanik) ka specifikat e saj edhe në skenën politike.

Nuk është e lehtë të ngjitesh në majë, nqs nuk je njeri i duruar, i ekuilibruar, tolerant dhe aspak arrogant. Kryetarucët e rinj, i morën gabim leksionet e para nga ish-lideri historik, dhe kjo i kushtoi atyre shumë, aq sa në zgjedhjet e tjera, ata nuk mund të marrin as votat e farafisit, jo pastaj të shqiptarëve.

Next Post
Firmoset marrëveshja, pasuritë e konfiskuara do të kthehen në hapësira për fëmijët dhe komunitetin

Firmoset marrëveshja, pasuritë e konfiskuara do të kthehen në hapësira për fëmijët dhe komunitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In