• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia, si lopa e një përralle!

by Pëllumb Kulla
11/07/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Jo vetëm në fshatin tim të lindjes, por me siguri edhe në

mijëra fshatra të tjerë, rrëfehet ajo përralla e atij hallexhiut që për hall, do të nxirrte në shitje lopën dhe këndezin e shtëpisë.

Teksa po kalonte vaun e lumit, që atë ditë qe i fryrë nga shirat më shumë se zakonisht, u tremb se niveli i lumit po rritej dhe i rrezikonte jetën. Fshatari i gjorë iu lut Zotit që ta shpëtonte dhe premtoi se, si falenderim, do të shpinte në faltore paratë që do të nxirrte nga shitja e lopës.

Zoti ia dëgjoi lutjen dhe fshatari doli i gjallë në bregun tjetër.

Dhe ndodhi siç na ndodh shpesh të hamë veten me dhëmbë për premtimet që bëjmë, dhe që  detyrimisht duhet t’i mbajmë.  Në pazar lopës nuk po i afrohej asnjë blerës dhe fshatari pati një shpresë të fshehtë, se mbase nuk do vihej në provën e mbajtjes së fjalës. Por njëri u afrua.

“Sa e shet lopën?’ e pyeti blerësi.

“Një napoleon,” u përgjigj i zoti buzëplasur.

“Një napoleon ta blej në vend!” i tha blerësi dhe nxorri paratë.

“Merre” u pajtua fshatari, që do të shpinte napoleonin në

faltore, “por ama lopa shitet bashkë me gjelin që sheh për bri.”

“Po e marr dhe gjelin,” hapi përsëri qesen ai që do t’i blinte. “Sa do për gjelin?”

“Kushton ca si shumë” i tha fshatari. “Njëqind napoleona!”

*     *     *

Do ta vazhdoj më tej historinë e më sipërme por lermëni ta ndërpres për dy-tre minuta e të zbrazem duke thënë se shoqëria shqiptare në këto vitet paskomunistë, heraherës, shfaq shënja çmëndurie!

Le të themi së paku, që ajo bëhet shpesh qesharake.

E si të mos e quash kështu një shoqëri ku epitetet “i hapur” dhe “transparent,” janë vetëm për nevoja demagogjike? Si mund të angazhohet në gazeta, studio televizive e zurmërima kafeneje, një opinion publik i tërë  e të merret nga mëngjesi në darkë, me diskutimin nëse ka, apo nuk ka të drejtë një grup i madh parlamentar të trokasë me këmbëngulje t’i dëgjohet kërkesa që ai quan legjitime, që të vendoset që në këtë vend është e nevojshme të dihet, se cili individ do të zgjidhet që të vejë aty ku kuvëndohet për të mirën e vendit?!

Dje dëgjova se një njeri i politikës, emrat e parlamentarëve të kryesuar nga Murrizi karizmatik, që po  kërkojnë lista të hapura, ai i quan të sajuar dhe firmat e tyre bën bé, se janë të fallsifikuara!

Pra, ai bën një akuzë, e cila si edhe mijëra akuza të ngritura më këmbë, që qysh nga 1990 e këtej bien në vesh të shurdhër. Si mund të mos ngrihet vërtik një opinion publik që po pret pambarimisht një sistem qiellor drejtësie dhe sheh të mos përdoret ai ekzistuesi, i vjetri që nga koha e Adamit, sado i papërsosur apo edhe i shëmtuar mund të jetë ai?! Edhe vocërraku më i pazhvilluar i një kopshti padrekë, mund t’i kërkojë këtij politikani të na e vërtetojë këtë falsifikim. Dhe këtij vocërraku, politikani me emër duhet t’i përgjigjet!

Të dashur lexues, mendoj se edhe ju jeni lodhur e stërlodhur, buzënxirë e neveritur, nga mijërat e shpifjeve dhe akuzave të padëgjuara dhe turmat e mëkatarëve dhe të shpifësave të tyre, të pa ndëshkuar. Për çdo mëkat të përmendur në këta 30 vjet, vetëm njëri nga elementët duhet të mbijetonte: ose shpifësi i mëkatit, ose mëkatari! Si mund të lejoj unë, të më akuzojnë padrejtësisht për futjen në xhep të qindra milionëve euro nga një autostradë e ndërtuar 15 vjet më parë e të mos bredh gjyq më gjyq që të ndëshkoj akuzuesit?! E bëj këtë e dal i pastër, kristal, ballë popullit që më nderon dhe e bëj dritë marshimin tim në bulevardin e politikës!

Një kushuriri im, në fshatin ku rrëfejnë  për atë lopën që do të shitej, është i gjori jo aq i ndriçuar sa mua. Ai duhet të më besojë mua, “të ndriçuarin”, kur them se zarfi i mbyllur me vulën e partisë që përmban listën me emrat  e burrave dhe grave që rekomandohen për kuvend, është ajo e keqja që po luftojnë zonja Hajdari dhe zoti Murrizi me shokë. Se aty ka edhe ca emra që nuk e meritojnë të mbyllen në zarf. Por atyre që lagën buzët e zarfit, ata emra u nevojiten se s’bën. Ndonjëri nga shefat e ndonjë partie tjetër edhe mund të mos ia njomë ngjitësin dhe ta dorëzojë zarfin e tij pa e mbyllur fare, por ai mallkohet si një i poshtër, që bën të turpërohet atë më sipër, atë që dëshiron me doemos, ta japë të mbyllur dhe të dyllosur.

Prandaj ky dhe të tjerë si ai u çirren atyre deputetëve rebela që u kanë dalë nga kontrolli dhe duan zarfin me emrat në dritë të diellit. Ata përgjërohen e klithin thuajse me lot për nevojën që shqiptarët të votojnë partitë dhe listat me gjelat brenda.

Ja, kështu duket sikur u thonë votuesve, sikurse ai fshatari kur blerësi i kërkonte lopën: unë e di që ti do votosh partinë time, se partinë ti ma do, por do të ma votosh me të tërë ata që ka brenda lista!  Ti natyrisht do ma blesh lopën që ma do, por ajo shitet me gjithë Kajmakun dhe Belliun, që unë e di se ti nuk m’i do.

Ose, më copë akoma: ore mik që vjen të votosh, unë e di që edhe këtë herë do të ma votosh partinë time, por do të ma votosh megjithë mua, kryetarin e saj, që ti nuk do që ta shohësh me sy.

Me një fjalë, partinë e ke megjithë gjel!

Next Post
Italia drejt “fitores” ndaj COVID-19, regjistron 7 viktima dhe 307 pacientë të shëruar në një ditë

Italia drejt "fitores" ndaj COVID-19, regjistron 7 viktima dhe 307 pacientë të shëruar në një ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In