• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia që i gris Berishës fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës

by Mero Baze
14/10/2024 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka sulmuar partinë e re të krijuar nga Enkelejd Alibej dhe një grup ish-deputetësh të PD duke u përpjekur t’i klasifikojë si një parti e formuar nga Edi Rama. Nuk është se ka ndonjë rëndësi pasi Berisha këdo që nuk e ka nën kontroll e konsideron armik, ose aleat të armikut, por në këtë rast arsyet për të sulmuar kalojnë përtej problemit elektoral që mund ti krijoj një parit e re.

Parti e re madje me njerëz dhe më të rinj janë dhe Partia e Qorrit, Shabanit apo Lapaj, por Berisha nuk është aq shumë i shqetësuar për të.

Arsyeja kryesore pse ai u detyrua të sulmojë partinë e re të Alibej me fjalor ekstrem, është se krijimi i kësaj partie i prishi Sali Berishës fasadën e “bashkimit” të opozitës që kishte kaq kohë që e kishte bërë fakt të kryer. Duke shpartalluar PD e Lulzim Bashës, dhe duke lënë Bashën në pritje të vulës nga gjykata përsëri, Berisha po krijonte idenë se e ezuaroi çështjen e “Bashkimit” të opozitës dhe tani duhet të luftonin për zgjedhje.

Fakti që disa deputetë hoqën dorë vullnetarisht nga të qenit pjesë e grupit Berishës dhe krijuan një parti të re , praktikisht institucionalizoi ndarjen e opozitës dhe jo bashkimin e saj. Dhe kjo është goditja paraprake që Berisha ka marr nga ky akt.

Ata i rrëzuan atij fabulën false të “bashkimit’ me të cilën ai po përpiqej të ngrinte moralin e mbështetësve të vet.

Së dyti ky grupim, ka qenë bërthama e vetme luftarake e PD së Lulzim Bashës në zgjedhjet shkuara të 14 Majit, dhe të vetmit që këmbëngulën të kishin kandidatë në çdo rreth për kryetar bashkie. Nuk ja dolën dot, pasi Basha dhe Bardhi në atë kohë pas një marrëveshje që Bardhi kishte bërë me Palokën ranë dakord të mos vinin kandidatë në rrethe dhe në fund “ti kërkonin llogari Berishs” për humbjen. Kjo skemë të cilën nuk e ndaj dot, nëse ishte shitje pazari tek Berisha apo naivitet , e bëri të parëndësishme PD e drejtuar nga Lulzim Basha pas 14 majit, dhe praktikisht nuk shakktoi asnjë habi a sku dhe logua e vula shikuan tek Berisha.

Të vetmit që rezistuan për kandidatë ishte kjo bërthamë deputetësh dhe kryesisht zoti Alibej. Dhe Berisha nuk ua fal që ata bën që PD e Berishës të pësonte disfatë të plotë dhe të dukej një opozitë e ndarë.

Së fundmi Berisha e ka bezdi këtë grupim, mes të tjerash se janë të orientuar drejt partive të tjera të vogla që nuk pranojnë më Berishën si alternativë opozitare. Ky grupim i bashkuar me Shehin dhe disa parti të vogla ka mundësi të krijoj qysh tani në Kuvend grupin e vet aprlamentar dh et shkoj drejt zgjedhjeve të reja, si një bllok i ri opozitar.

E gjithë kjo prish jo vetëm fasadën e “bashkimit të opozitës por dhe monopolin që Berisha këkron të vendos në opozitë duke e trajtuar si plaçkë të tij të cilën e përdor për halle familjare.

Është kjo arsyeja që ai përpiqet me çdo kush ti etiketojë ata si njerëz të Edi Ramës, apo si të opozitarë të shitur. Çdokënd që nuk e blen dot, përpiqet ta paraqes si dikë të blerë nga kundërshtari. Për atë nuk ekzistojnë njerëzit e lirë. Siç i ka hije një tregtari që ka 33 vjet që shet e blen PD, për hallet e tij.

Next Post
Dështon “Iron Dome”, Izraeli sulmohet me dronë, vriten 4 ushtarë

Dështon “Iron Dome”, Izraeli sulmohet me dronë, vriten 4 ushtarë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Z Mero je shum i sakte,ne ato te verteta qe thua,per te humburin e te humburve,qe jane rrethe tije.Zollumi i tepert,e ka cuar ne vetvrasje,bashke me te bindurit e tije,qe do varrosen ne zgjedhjety parlamentare te vitit 2025.Ktu fjala eshte per komunistin e fundit nga vicidoli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In