• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

by A R
19/03/2026 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, u shpreh se Sali Berisha ka nisur të mendojë largimin nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Sipas Demirajt, Berisha nuk duhet të tërhiqet në këtë fazë, pasi një lëvizje e tillë mund të sjellë rrezik për shpërbërjen e PD-së.

Ai theksoi se brenda Partisë Demokratike ka mbi 10 figura që synojnë postin e kryetarit, ndërsa kërkoi edhe një “operacion fshesa” në parti, duke i cilësuar një pjesë të drejtuesve aktualë si figura që duhej të ishin larguar prej kohësh nga jeta aktive politike.

“Partia Demokratike, u bënë afërsisht 33 vite që drejtohet nga doktor Sali Berisha dhe përfaqësuesit e tij. Një pjesë e madhe e përfaqësuesve në Parlamentin shqiptar janë njerëz të cilët duhet të ishin pensionuar. Tani, në rast se do më thoje a duhet të largohet doktor Berisha apo jo, për momentin unë them që nuk do të duhej të largohej, për të vetmen arsye sepse e shikoj si një rrezik për shpërbërjen e Partisë Demokratike. Nuk jam këtu për të bërë reklamë për askënd, por sepse shikoj një ambicie të tepruar të rreth 10 personave që pretendojnë të bëhen kryetarë të Partisë Demokratike”, tha Demiraj.

Më tej, ai nënvizoi në Off The Record me Andrea Dangllin se ka ardhur koha që PD të mendojë për të ardhmen, edhe për shkak të kohës së gjatë në drejtim të Berishës dhe moshës së tij.

“Sigurisht që ka ardhur koha që edhe Partia Demokratike duhet të mendojë, për shkak se koha e gjatë dhe mosha biologjike e doktor Berishës, që me këto zgjedhje të tregojë së pari maturi, së dyti të tregojë përgjegjshmëri, sepse ka përpara një mision. Ka një mision që të unifikojë sa më shumë, të rrisë besimin te populli shqiptar, të afrojë sa më shumë atë që njihet si pjesa gri dhe të krijojë kushtet që në zgjedhjet më të afërta të jetë e mundshme të drejtojë Shqipërinë”, shtoi ai.

Next Post
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In