• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e Merkel: Basha të dialogojë me Ramën pa vendosur asnjë kusht

by A R
13/05/2019 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unioni Kristiandemokrat / Unioni Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag dhe njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt (CSU), kërkojnë nga pozita dhe opozita në Shqipëri që të hyjnë në dialog pa kushte.

Në një deklaratë të përbashkët, të cilën ata ia dhanë ekskluzivisht Deutsche Welle-s të hënën pasdite në Berlin, të dy deputetët e këtyre dy partive simotra me Partinë Demokratike të Shqipërisë, i dënojnë ashpër trazirat e dhunshme në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës.

Deklarata e plotë:

“Ne i dënojmë ashpër trazirat e dhunshme. E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën.

Kjo duhet garantuar nga të dyja palët: Si udhëheqësit politikë edhe organizatorët e demonstratave, ashtu edhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë.

Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po ndodh e kundërta.

Ç’tensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por kush flet për “luftë”, bën të kundërtën!

Kërcënimi që i është bërë ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, në shtëpinë e tij, është për ne i papranueshëm!

Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik.

Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise.

Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik.

Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, përmbyllet deklarata e dy politikanëve gjermanë,.

Opinioni i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë është vendimtar për Po-në gjermane për çeljen e negociatave.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në një deklaratë ekskluzive për Deutsche Welle-n bëri të ditur se po i “vëzhgon me shqetësim të madh zhvillimet në Shqipëri”, e sidomos “kërcënimin ndaj drejtuesit të zyrës së OSBE-së në Shqipëri”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u bën thirrje organizatorëve të protestave që të heqin dorë nga kërcënimet dhe përdorimi i dhunës.

“E drejta e demonstrimit është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Dhuna, siç e pamë atë të shtunën e kaluar, është krejt e papranueshme”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkohë nga Shqpëria pritet të martën(14.059 në Berlin ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për disa takime me përfaqësues të partive të ndryshme për t’i bindur ata për ta mbështetur Shqipërinë për çeljen e negociatave. Cakaj do të takohet edhe me ministrin e shtetit për Evropën Michael Roth (SPD).

Next Post
VIDEO/ Edhe Putin nuk është perfekt, presidenti rus rrëzohet në pistën e akullit

VIDEO/ Edhe Putin nuk është perfekt, presidenti rus rrëzohet në pistën e akullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In