• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e Filip Çakulit, Agron Llakajt dhe Mirush Kabashit për zgjedhje parlamentare

by Mitro Çela
07/03/2022 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

Filip Çakuli ka lindur në Sarandë. Jeton në Tiranë. Dy muaj më parë u shpall “Qytetar Nderi” në Tropojë. Pse në Tropojë? Ka disa arsye.

Së pari.

Filipi është humorist. Dhe humoristët i takojnë gjithë vendit. Dhe Filipi është “Mjeshtër i Madh”- i Shqipërisë; “Qytetar Nderi” në Lushnjë, Sarandë, Dhivër etj. Normale. Mund të jetë edhe “Qytetar Nderi” i Tropojës.

Së dyti:

Filipi si student jetonte në konvikt. Për katër vite ka fjetur në një dhomë me tre tropojanë: Hamit Alian, Skënder Bucpapajn, Ilir Bucpatajn.

Të tre poetë të lindur: që në vitet e gjimnazit kishin botuar libra me poezi. Filipi në verë i ftonte shokët në fshat-Dermisht- Sarandë.-Ata e prisnin në Tropojë. Dhe Filipi student ka qënë në Kasaj, T’Pla, Valbonë, tek Shpella e Dragobisë. Tek kjo shpellë, i frymëzuar nga Bajram Curri, ka shkruar një esse, shumë e bukur siç kujton autori, por e ka humbur.

Së treti.

Filipi ka punuar rreth 20 vjet në revistën “Hosteni”. Për Tropojën ka shkruar fejtone, esse, reportazhe. Një pjesë e tyre, kanë zënë vend mes 10 librave të botuara nga humoristi.

Së katërti.

Që nga viti 2002 Filipi është drejtor i emisionit investigativ – humoristik -“Fiks Fare”. Shumë tropojanë kanë ardhur tek Fiksi në takime me gazetarët. Pa fund janë letrat dhe mesazhet. Tropojanët qajnë hallet dhe kërkojnë ndihme për pensionet, dritat, punësimin, pronat.

Filipi është rritur në fshat. E adhuron natyrën. Porosit gazetarët të bëjnë kronika në mbrojtje të natyrës. Armiq të Fiksit janë ata që gërryejnë dhe prishin Valbonën, lumin e Shalës, ata që me sëpatë presin gështenjat-pasuri e mbrojtur së fundi nga UNESKO.

Së pesti.

Filipi i kërcen me pasion vallet popullore. Mes tyre pëlqen edhe vallet e Tropojës, që sot janë shpallur: “Trashëgimi kulturore e UNESKOS.”

Së fundi:

Filipi nuk është as i djathtë dhe as i majtë. Kurrë nuk ka pasur as teserën e Partisë së Punës, as të PS -së dhe as të PD-ke. Aktoret dhe shkrimtarët kanë “partinë” e tyre të humorit.

“Tesera partie” kanë Filip Çakuli, Robert Ndrenika, Pëllumb Kulla, Agron Llakaj, Zef Deda, Florian Binaj, Rezart Veleshnja, Salsano, Gaz Paja, Bes Kallaku, Mirush Kabashi etj. Do vijë një ditë, që “partia e humorit” të marri pjesë në zgjedhje parlamentare, si partia “Pesë yjet” në Itali.

Next Post
Kina e gatshme për ndërmjetësim! Ja çfarë deklaroi kryediplomati së fundmi për luftën në Ukrainë

Kina e gatshme për ndërmjetësim! Ja çfarë deklaroi kryediplomati së fundmi për luftën në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In