• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e Berishës është magnet që tërheq çdo kënd që ka probleme me drejtësinë në këtë vend

by Mero Baze
24/04/2022 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga tendencat më të dukshme të partisë që po grupohet rreth Sali Berishës është aftësia thithëse që ajo ka për njerëz të inkriminuar. Çdo kush që ka problem me ligjin, çdo kush që ka një të shkuar kriminale, çdo kush që probleme që pret të përballet me drejtësinë qofshin për arsye kriminale korruptive apo lidhje me grupe kriminale, shikon tek Sali Berisha një zgjidhje për të ardhmen e tij në politikë.

Është kjio arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse LSI ndjehet me Sali Berishën si në shtëpinë e vet. Kjo jo vetëm për shkak të Ilir Metës që ka të njëjtin profil si Sali Berisha por dhe për shkak të garancisë që ata kanë se ajo parti do të jetë partia që do ti rezistoj drejtësisë dhe ndëshkimit në këtë vend.

Argument për këtë kanë rezistencën e Sali Berishës kundër ndëshkimit të përjetshëm q ëi ka bërë SHBA. Edhe pse ai është ndëshkuar përjetësisht edhe pse po i përsëritet çdo ditë nga SHBA se ai duhet të paguaj pasi është një person që ka minuar demokracinë dhe është përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, rezistenca e Sali Berishës dhe inkurajimi i gjithë të ngjashmëve të vet, është mbresëlënës për këtë kategori.

Në së paku tre bashki këta element ishin të gjithë në këmbë, përfshi dhe njerëz që u mobilizuan nga burgjet për të. Dhe të mendosh që gjithë këtë mobilizim e kishin jo për të fituar pushtetin, por për të kapur opozitën.
Zgjedhjet që po zhvillohen në mënyrë të njëanshme dhe duke bërë kujdes të mos ketë as garë as rregulla brenda partisë e forcojnë më tej këtë bindje. Në çdo rreth zgjidhet ose dikush që ka një problem me ligjin, ose dikush prej tyre përdoret si krah force për të zhdukur rivalin e atyre që ata duan të mbështesin.

Kjo po e kthen “Foltoren” e Sali Berishës si poli më i inkriminuar i politikës shqiptare, pasi është i vetmi pol shprese për çdo të inkriminuar në këtë vend për të rezistuar ndaj drejtësisë. Frymëzimi që Sali Berisha u jep si “qëndrestar” kundër SHBA, është për ta një ideologji e re dhe një siguri më shumë se ata ose do rezistojnë të gjithë bashkë ose do ta humbasin këtë betejë.

Kjo e bën ndarjen e PD prej tij një domosdoshmëri. Dhe nëse nuk ja del të ndahet një fatalitet, që do ta varros përgjithmonë.

Next Post
Horoskopi nga Branko, për ditën e hënë, 25 prill 2022

Horoskopi nga Branko, për ditën e hënë, 25 prill 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In